Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-ministri i Tregtisë ia bën disa pyetje të rënda Armend Mujës

10/07/2026 - 13:19
në Lajme
A A
Ish-ministri i Tregtisë ia bën disa pyetje të rënda Armend Mujës

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj ia ka parashtruar disa pyetje të vështira ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Mujës, të premten.

Mulaj e ka kritikuar ministrin aktual të Bujqësisë për standarde të dyfishta dhe mungesën e nxjerrjes së një rregulloreje për standardizimin e produkteve me origjinë shtazore e bimore.

Në një shkrim në Facebook të premten, ish-ministri nga AKR-ja në Qeverinë Thaçi II, e pyeti Mujën edhe për pamundësinë e eksportimit të produkteve me origjinë shtazore nga Kosova në vendet e BE-së dhe tregjet e tjera.

Ai përmendi edhe çështjen e importit të zallit nga Serbia e Shqipëria, ndërsa gurthyesit vendorë ballafaqohet me probleme brenda vendit.

Të gjitha pyetjet e ish-ministrit Mulaj për ministrin në detyrë Armend Muja:

Ministër, pse që nga viti 2021 Kosova ende nuk ka rregullore për standardizimin e produkteve me origjinë shtazore dhe atyre me origjinë bimore? Kujt i ka konvenuar kjo gjendje?

Ministër, a është i akredituar laboratori i testimit në AUV? Nëse po, për cilët parametra dhe cilat metoda të analizës?

Ministër, i kujt është faji që bizneset tona që prodhojnë produkte me origjinë shtazore ende nuk e kanë të mundur eksportin në Bashkimin Evropian dhe tregje të tjera?

Ministër, pse vazhdojmë të importojmë zall nga Serbia dhe Shqipëria, ndërsa gurthyesve vendorë nuk u vazhdohen kontratat e qirasë?

Ministër, pse nuk po i nënshkruani kontratat për pronat e Agjencisë Pyjore të Kosovës për instalimin e paneleve solare, kur investitorët kanë gati pesë vjet që presin dhe sorollaten nëpër zyrat e shtetit e na importojmë rrymë?

Unë e dua prodhimin vendor para atij që vjen nga jashtë, por jam për kontroll të njëjtë, standarde të njëjta dhe zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë.

JU REKOMANDOJMË

Në prag të aktgjykimit, djali e viziton Jakup Krasniqin në Hagë

Në prag të aktgjykimit, djali e viziton Jakup Krasniqin në Hagë
10/07/2026 - 14:06

Altin Kransiqi, djali i Jakup Krasniqi, e ka vizituar sot babain e tij në Hagë. Kjo vizitë e tij vjen kur kanë mbetur edhe pak javë nga aktgjykimi...

Më shumëDetails

WSJ: Izraeli zbuloi planin e ri iranian për të vrarë Trumpin

WSJ: Izraeli zbuloi planin e ri iranian për të vrarë Trumpin
10/07/2026 - 13:50

Informacionet e reja nga intelegjenca e Izraelit që ka ndarë me ShBA-në, tregonin një plan të ri iranian për të vrarë Presidentin Trump, zbulim ky që riktheu tensionet...

Më shumëDetails

Time Kadrijaj: Kurti të mos merret me AAK-në, nëse na i plotëson kërkesat ia bëjmë kuorumin

Time Kadrijaj: Kurti të mos merret me AAK-në, nëse na i plotëson kërkesat ia bëjmë kuorumin
10/07/2026 - 13:34

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadriaj, në T7 ka folur për deklarimet e sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth vendimit të AAK-së për të mos...

Më shumëDetails

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë
10/07/2026 - 13:04

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar me sukses në Kursin e...

Më shumëDetails

Zbulohet motivi i dyshuar i vrasjes së gruas 55-vjeçare në Shkodër

Zbulohet motivi i dyshuar i vrasjes së gruas 55-vjeçare në Shkodër
10/07/2026 - 12:14

Xhelozia është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet e Policisë së Shkodrës për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila u ekzekutua me armë gjahu nga bashkëshorti i...

Më shumëDetails

RTK pa paga prej 10 ditësh, sindikatat paralajmërojnë protestë të hënën

“M’i qepu Vjosës” i kushton me punë kryeredaktorit të RTK-së
10/07/2026 - 12:11

Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK kanë paralajmëruar protesta, duke bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha mundësitë për pritje lidhur me ekzekutimin e pagave të punonjësve....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Hajnat godasin kompaninë në Vushtrri, zhdukin skele dhe material ndërtimor me vlerë deri në 20 mijë euro

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • LDK i thotë “PO” takimit me Albin Kurtin, ka një “kusht”

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haziri del nga mbledhja e partisë për një arsye tjetër, tregon se çfarë po diskutohet brenda

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë