Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DW: ‘Europa po armatoset, kërkon pavarësinë nga SHBA-ja!

10/07/2026 - 17:32
në Lajme
A A
DW: ‘Europa po armatoset, kërkon pavarësinë nga SHBA-ja!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Europa po përpiqet të forcojë mbrojtjen e saj dhe të ulë varësinë nga Shtetet e Bashkuara, edhe pse për momentin armët amerikane mbeten shtylla kryesore e riarmatosjes së kontinentit.

Në samitin e NATO-s në Ankara, kompanitë amerikane siguruan kontrata të rëndësishme, ndërsa blloku europian nisi hapa për të zhvilluar kapacitetet e veta.

Në sektorin e raketave, prodhimi pritet të zhvendoset pjesërisht në kontinentin e vjetër. Kompanitë Lockheed Martin dhe Rheinmetall kanë rënë dakord për bashkëprodhimin e raketave ATACMS në Gjermani, me synimin për të rritur rezervat europiane pa dëmtuar industrinë amerikane.

Një nga sfidat kryesore mbetet mbrojtja ajrore. Sistemi amerikan Patriot vazhdon të jetë baza e mbrojtjes së shumë vendeve të NATO-s dhe luan rol kyç edhe në Ukrainë. Megjithatë, Europa po zhvillon alternativa, si sistemi franko-italian SAMP/T NG për mbrojtjen me rreze të gjatë dhe IRIS-T i Gjermanisë për distanca të mesme. Këto sisteme synojnë të krijojnë një mburojë ajrore më të pavarur europiane gjatë viteve të ardhshme.

Edhe në fushën e sulmeve me rreze të gjatë, Europa ende mbështetet te teknologjia amerikane, thotë DW. Gjermania ka planifikuar blerjen e raketave Tomahawk nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa synon të zhvillojë raketa dhe sisteme të veta me rreze veprimi deri në 2 mijë kilometra.

Një tjetër mësim nga lufta në Ukrainë është rëndësia e dronëve. Bashkimi Europian synon të krijojë një industri të përbashkët për dronët dhe sistemet kundër tyre. Në këtë projekt, përveç vendeve të BE-së, merr pjesë edhe Ukraina, e cila sjell përvojën e saj të drejtpërdrejtë nga përdorimi masiv i mjeteve fluturuese pa pilot në luftë./Top Channel/

JU REKOMANDOJMË

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin komentin me kritika Fitore Pacollit për digat

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin komentin me kritika Fitore Pacollit për digat
21/11/2026 - 00:10

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka marrë një varg komentesh kritike nga qytetarët, pas publikimit të një njoftimi për ndërtimin e pesë digave strategjike në Kosovë. Me mbishkrimin “Ky...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them për ty, përpos që e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them për ty, përpos që e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu
21/11/2026 - 00:07

Daut Haradinaj ka pasur disa fjalë me rastin e vizitës së Jakup Krasniqit në familjen e tij në Kosovë për disa ditë. Në llogarinë e tij në “Facebook”,...

Më shumëDetails

Neda Balluku një vit pa përqafimin e fëmijëve, reagon burri i saj Ogren Balluku: Ka dështuar si nënë

Neda Balluku një vit pa përqafimin e fëmijëve, reagon burri i saj Ogren Balluku: Ka dështuar si nënë
21/11/2026 - 00:00

Një nënë që prej më shumë se një viti kërkon të drejtën për të takuar fëmijët e saj, një vendim gjykate që pretendohet se nuk po zbatohet dhe...

Më shumëDetails

Ja kur niset Jakup Krasniqi për në Hagë

Ja kur niset Jakup Krasniqi për në Hagë
20/11/2026 - 23:02

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës disaditore për arsye familjare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes. Krasniqi do të niset nga...

Më shumëDetails

Kredia shndërrohet në sherr mes bashkëshortëve – Burri rrah gruan, qytetarët filmojnë ngjarjen

Kredia shndërrohet në sherr mes bashkëshortëve – Burri rrah gruan, qytetarët filmojnë ngjarjen
20/11/2026 - 22:05

Një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve për çështje financiare dhe nënshkrimin e një kredie dyshohet se ka përfunduar me dhunë fizike në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Ngjarja ka ndodhur...

Më shumëDetails

Burri i Albulena Haxhiut godet PDK-në: Rrjeti kriminal i Përparim Ramës ua ka kapur edhe partinë

Burri i Albulena Haxhiut godet PDK-në: Rrjeti kriminal i Përparim Ramës ua ka kapur edhe partinë
20/11/2026 - 21:22

Alban Krasniqi, bashkëshorti i kryeparlamentares Albulena Haxhiu, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke pretenduar se bashkëpunëtorë të asaj që ai e quan “rrjet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Incident në vizitën e Jakup Krasniqit: Dyshohet se pjesëtari i EULEX-it i drejtoi armën familjarit të tij (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia dhe AKI me aksion të madh në Mitrovicë: Sekuestrohen kokainë e para

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kilaj shpjegon jetën e vështirë në paraburgim në Hagë: Ushqimin e blinim vet pasi ata na sillnin shujta të ngrira

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë