Alban Krasniqi, bashkëshorti i kryeparlamentares Albulena Haxhiu, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke pretenduar se bashkëpunëtorë të asaj që ai e quan “rrjet kriminal të Përparim Ramës” kanë depërtuar edhe në këtë parti, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka komentuar një mbledhje të PDK-së, duke thënë se mjafton të shihen personat që qëndrojnë pranë Vlorës për të kuptuar, sipas tij, se kush po ndikon në parti.
Postimi i plotë i Alban Krasniqit:
“Nga mbledhja e PDK mjafton me pa kush po i qëndron Vlorës majtas dhe djathtas për ta kuptuar që bashkëpunëtorët e rrjetit kriminal të Përparim Ramës ua kanë kapur edhe partinë.
Bash të njëjtit në kohën kur ditën i nxitnin ca veteranë e bashkëpartiakë në protesta gjoja për UÇK-në, ligjin dhe Hagën, natën protestuesve ua lëshonin muzikën patriotike në shesh, kurse vetë mblidheshin me Perpin në lokalet luksoze të Uranit dhe bënin plane e biznes mbi hartën dhe buxhetin e Prishtinës.
Edhe sot të njëjtën lojë ua luajnë.”














