Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbappé: Me Francën o fiton, o të masakrojnë

11/07/2026 - 18:08
në Sport
A A
Mbappé: Me Francën o fiton, o të masakrojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kapiteni i nënkampionëve të botës flet pas suksesit ndaj Marokut: “Presioni është i madh sepse nëse nuk merr rezultate me këtë fanellë, të masakrojnë. I zhgënjyer për Hakimin? Jo, jemi miq, por jo në fushë.”

Nuk ka më fjalë për Kylian Mbappé. Numrat thonë gjithçka. Botërori i tretë radhazi, një Kupë në vitrinë që në përpjekjen e parë (2018), një vend i dytë pas penalltive (2022), një gjysmëfinale (për momentin…). Maroku dërgohet në tapet me një gol të shkëlqyer, pasi kishte gabuar nga pika e bardhë. Golashënuesi më i mirë në Katar me 8 gola, shifër e arritur tashmë këtu në Amerikë para gjysmëfinales (por me një ndeshje më shumë). Një total prej 20 golash në historinë e turneut, vetëm Messi është përpara në kuotën 21, por të dy e ndjekin njëri-tjetrin, e kalojnë dhe e ri-kalojnë që nga dita e parë. Imazhi i sulmuesit total.

Nga fjalët e tij, megjithatë, kuptohet një gjë: Mbappé është një lider, jo më kot në grup e quajnë “Mobutu”, emri i diktatorit të Zairesë (sot Kongo) midis viteve ’60 dhe ’90. Një Francë që duket madje më e fortë se ajo që ngriti Kupën në Rusi. Dhe ky është momenti i vetëm kur Mbappé, i lindur sulmues, vihet në mbrojtje: “Nuk është Franca më e fortë në të cilën kam luajtur. Jo ende…”.

Çfarë i mungon?

“Kam qenë kampion dhe nënkampion i botës, ndërsa kjo Francë është vetëm ajo me potencialin më të madh. Të bën të ëndërrosh. Por skuadrat më të forta janë ato që fitojnë. Deri në provën e kundërt, pranë meje nuk shoh ende një Kupë Bote.”

Megjithatë dukeni të pamposhtur dhe u fusni frikën rivalëve…

“Jemi të vetëdijshëm për potencialin tonë. Por kur mbërrin këtu vlen më shumë ajo që po tregojmë. Nuk është frika e kundërshtarëve ajo që të bën të fitosh. Ato janë vetëm ndjesi. Kemi ende shumë për të treguar para se të konsiderohemi të pamposhtur dhe të meritojmë të gjitha superlativat e tjera që na jepni.”

Pse është Franca kaq e fortë edhe në momente të vështira si kundër Marokut apo kundër Paraguait?

“Së pari: luajmë me pasion. Pasioni për të përfaqësuar Francën dhe për të luajtur një Botëror me këtë fanellë. Nuk ekziston asgjë më e fortë. Në grup jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë dhe përpiqemi t’ua mësojmë edhe më të rinjve. Jemi një ekip dhe një vend me një histori të rëndësishme në Kupën e Botës. Të rinjtë duhet ta njohin atë dhe të dinë se çfarë do të thotë të përballosh presionin e të luajturit për Francën.”

Duket që ka një grup të mirë. Jo gjithmonë ka qenë kështu te Franca.

“Për të rinjtë jam tashmë ai pak më i… vjetri. Duhet të jap shembullin. Ka përzemërsi mes nesh. Shumë shokë skuadre janë miqtë e mi dhe i njoh prej disa vitesh. Jam ai që ka luajtur më shumë ndeshje në Botërore, ndaj duhet ta transmetoj këtë përvojë. Por nga pikëpamja emocionale, jo ajo futbollistike. Ata dinë të luajnë, nuk kanë nevojë për këtë.”

Me rastin e miqve: ju vjen keq që eliminuat Hakimin?

“Ai është një mik shumë i shtrenjtë në jetë. Por në fushë jo, nuk ka ndjenja. Unë isha këtu për të fituar, edhe ai gjithashtu. Do të jetë më e vështirë kur ta shoh sërish në dhomat e zhveshjes, sepse do të jemi sërish miq. Por gjatë ndeshjes nuk mund të kishte emocione apo miqësi.”

Doué është një nga më të rinjtë e Francës, por duket si një veteran.

“Ofron shumë alternativa, ndryshon skuadrën. Në pjesën e parë kërkoi më shumë driblimin dhe lojën një kundër një, duke qëndruar hapur për të detyruar Hakimin të mbrohej. Në pjesën e dytë ishte pothuajse një mesfushor i tretë. Lojtar i shkëlqyer.”

A është momenti për t’u relaksuar para gjysmëfinales?

“Ka vetëm një mënyrë për t’u relaksuar: të fitosh Botërorin. Sepse, kur luan për Francën, nëse nuk fiton, të masakrojnë. Kemi një kolektiv të bashkuar, që shkon gjithmonë në të njëjtin drejtim, atë të fitores. Jemi në gjysmëfinale, por rruga është ende e gjatë dhe tani na presin ndeshjet më të vështira. Nuk e di nëse mund të thuhet që jemi në një mision…”

Çfarë ndodhi te penalltia e pritur nga Bounou? “

Thjesht gjuajta keq dhe ai e priti. Situata, megjithatë, ishte e ndërlikuar sepse u krijua një keqkuptim i madh. Arbitri më tha që ishte penallti. E pyeta nëse rishikimi i VAR-it kishte përfunduar, m’u përgjigj po, dhe në atë moment Dembélé më dha topin. Kur fillova të përqendrohesha, arbitri u kthye tek unë duke më thënë se ndoshta nuk ishte penallti. E mora sërish topin, më tha të prisja sepse duhej të kontrollonin një aksion që kishte ndodhur dy minuta më parë. Dhe e lashë veten të shpërqendrohesha. Kaluan ndoshta tre minuta. Ky është futbolli i VAR-it, duhet të përshtatemi.”

Do të kishit preferuar Belgjikën në gjysmëfinale?

“Asnjë dëshirë të veçantë. Me Spanjën do të shkojmë në kërkim të një hakmarrjeje. Nëse do të ishte Belgjika, do të ishin ata që do ta kërkonin atë.”

JU REKOMANDOJMË

Gjilani humb një nga yjet e skuadrës, do ta vazhdojë karrierën në Marok

Gjilani humb një nga yjet e skuadrës, do ta vazhdojë karrierën në Marok
11/07/2026 - 20:20

Senad Jaroviq është larguar nga skuadra e Gjilanit. Jaroviq, bëri hapin e tij të radhës duke vazhduar karrierën në Marok, te skuadra e IR Tanger. “Ky nënshkrim pasqyron...

Më shumëDetails

“Veç edhe analizat dhe u kry puna”, Adeyemi javën e ardhshme te Barça

“Veç edhe analizat dhe u kry puna”, Adeyemi javën e ardhshme te Barça
11/07/2026 - 20:08

Karim Adeyemi është autorizuar të kryejë kontrollimet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën me Barcelonën javën e ardhshme. Sulmuesi gjerman ka zhvilluar tashmë një bisedë telefonike me trajnerin Hansi...

Më shumëDetails

Historia kundër ëndrrës/ Anglia dhe Norvegjia për biletën e artë të Botërorit

Historia kundër ëndrrës/ Anglia dhe Norvegjia për biletën e artë të Botërorit
11/07/2026 - 15:55

Sonte në mbrëmje, në “Hard Rock Stadium” të Majamit, Anglia dhe Norvegjia përplasin ambiciet për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026. Është një duel historik,...

Më shumëDetails

Superformacioni i Botërorit/ Nga Messi te Haaland e Mbappe, yjet që po dominojnë Amerikën

Superformacioni i Botërorit/ Nga Messi te Haaland e Mbappe, yjet që po dominojnë Amerikën
11/07/2026 - 14:55

Spektakli i raundit të 1/8-ave të Kupës së Botës 2026 ka prodhuar edhe formacionin më të mirë të kësaj faze, të ndërtuar mbi bazën e vlerësimeve individuale më...

Më shumëDetails

“Trimat i përcjell fati”, Thomas Tuchel mesazh Norvegjisë

“Trimat i përcjell fati”, Thomas Tuchel mesazh Norvegjisë
11/07/2026 - 13:56

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka kërkuar nga futbollistët e tij të luajnë pa frikë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Norvegjisë, duke theksuar se në...

Më shumëDetails

Lamine Yamal dhe kërkesa e të dashurës për finalen e Botërorit…

Lamine Yamal dhe kërkesa e të dashurës për finalen e Botërorit…
11/07/2026 - 12:57

Historia e dashurisë mes Lamine Yamal dhe Ines Garcia pasurohet me një prapaskenë kurioze dhe argëtuese në rrjetet sociale që lidhet direkt me Botërorin 2026. Modelja spanjolle i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Abdixhiku flet pas takimit, tregon se për çka u dakorduan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Fotot vulosin gjithçka, vjen zhvillim i (pa)pritur nga treshja e BBVK 4

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë