Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, thotë se bisedimet politike do të vazhdojnë me synimin për të arritur një dakordim për kandidatin për president të vendit.
Në një deklaratë për FrontOnline, Haliti u shpreh se çështja e presidentit mbetet pjesë e diskutimeve politike, ndërsa tha se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë negociatat për të gjetur një emër që do të marrë mbështetjen e nevojshme.
‘’Bisedimet do të vazhdojnë për të arritur një dakordim për një emër për president-e’’, tha Haliti
Ai shtoi se, sa i përket konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me partnerët e koalicionit dhe deputetët e komuniteteve joshumicë, i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe votimin e Qeverisë së re.
‘’Lëvizja Vetëvendosje së bashku me partnerët e koalicionit dhe minoritetet i ka votat e mjaftueshme për kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë’’, deklaroi Haliti.













