Një 38 vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore në një konflikt fizik pas një mosmarrëveshje për një banesë në Prishtinë.
Viktima është i moshës 38 vjeçare kurse të dyshuarit janë Mustafa Grainca dhe Bujamin Ramuka, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në zyrat e kompanisë “Erta Invest” ku siç mëson Veriu.info Grainca ka në pronësi 50% të aksioneve të kësaj kompanie.
Veriu.info mëson nga burimet e saj se Bujamin Ramuka është dhëndërr i Graincës.
Mustafa Grainca ka qenë zëvendësministër i Financave në Qeverinë e Kosovës nga radhët e PDK-së në vitet 2017-2019, si dhe kandidat për deputet nga kjo parti.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të dyshuarit janë shoqëruar në Polici dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Bujamin Ramuka është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit, ndërsa Mustafa Grainca është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.













