Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.
Sipas një komunikate të Qeverisë, në takimin në të cilin ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti e uroi Hoti për përgjegjësitë e reja.
Ai tha se forcimi i rendit publik dhe sundimi i ligjit janë synim i përbashkët.
Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla i dhanë mbështetjen e plotë u.d. drejtorit të PK-së, Fehmi Hoti, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit.













