Lexuesit e gazetës Veriu.info kanë dërguar pamje të një aksidenti që sapo ka ndodhur në qendër të Mitrovicës.
Në video shihet autoambulanca që ka arritur në vend të ngjarjes, ku edhe i ka dërguar të lënduarit me urgjencë për trajtim mjekësor.
Veriu.info mëson se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:05, si pasojë e ndeshjes së dy veturave në rrugën “Mbretëresha Teutë”./Veriu.info












