Një grua e moshës 76-vjeçare është gjetur e vdekur paraditen e sotme në banesën e saj në Mitrovicën e Jugut, raporton Veriu.info.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në orët e paradites së sotme në Mitrovicën e Jugut është raportuar se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete një femër, rreth 76 vjeç”, ka deklaruara Zahiti për Veriu.info.
Tutje thuhet se rasti po hetohet ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Njësitë përkatëse policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes.Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti Hetim mbi vdekjen, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion” ka përfunduar Zahiti./Veriu.info.












