Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aksioni në Mitrovicë: Tentuan tjetërsimin e 21 pronave, arrestohen tre persona

16/07/2026 - 20:34
në Kryesore, Lajme
A A
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një tentativë për tjetërsimin e kundërligjshëm të 21 pronave të paluajtshme është parandaluar në Mitrovicë, pas një aksioni të koordinuar mes Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe Policisë së Kosovës.

Dyshimet e para lidhen me përdorimin e dokumenteve të falsifikuara me qëllim sigurimin e një autorizimi noterial për shitblerjen e pronave që figuronin në emër të një personi tjetër.

Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, veprimet hetimore kanë parandaluar përfundimin e procedurave për përpilimin dhe vërtetimin e dokumentacionit noterial, pasi gjatë verifikimit janë evidentuar mospërputhje në të dhënat identifikuese dhe dyshime për autenticitetin e dokumenteve të paraqitura.

“Si rezultat i veprimeve të koordinuara operative dhe hetimore, është parandaluar përfundimi i procedurave për sigurimin e dokumentacionit noterial, i cili dyshohet se kishte për qëllim tjetërsimin e kundërligjshëm të njëzetenjë (21) pronave të paluajtshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas hetimeve fillestare, personat e dyshuar dyshohet se kanë përdorur një dokument identifikimi të falsifikuar dhe dokumentacion tjetër përcjellës për të siguruar hartimin e një autorizimi noterial që do t’u mundësonte disponimin me prona të regjistruara në emër të një pronari tjetër, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e tij.

Dokumenti i dyshuar si i falsifikuar përmbante të dhënat personale të pronarit të pronave, por fotografinë e një personi tjetër, i cili dyshohet se ishte përgatitur të paraqitej te noteri me identitet të rremë dhe të nënshkruante autorizimin përkatës.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve, janë arrestuar dhe intervistuar tre persona. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike, një automjet dhe prova të tjera që mund të shërbejnë për procedurën penale.

Gjatë kontrollit në pronën e njërit prej të dyshuarve, hetuesit kanë gjetur dokumente të shumta pronësore, dokumente të gjendjes civile, kopje të dokumenteve të identifikimit, kontrata dhe dokumentacion tjetër në emër të personave të ndryshëm.

“Prejardhja, autenticiteti dhe qëllimi i përdorimit të këtyre dokumenteve do të jenë objekt i hetimeve të mëtejshme”, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se do të vazhdojnë hetimin e rasteve që lidhen me falsifikimin e dokumenteve, keqpërdorimin e procedurave administrative dhe noteriale, si dhe mbrojtjen e pronës së qytetarëve nga përpjekjet për tjetërsim të kundërligjshëm.

JU REKOMANDOJMË

Kraki: Pas zhvillimeve në LDK, është e nevojshme shtyrja e thirrjes së seancës konstituive

Kraki ironizon ish-opozitën: Matematika e tyre nuk ekziston askund në botë, ndoshta mbushen mend
16/07/2026 - 21:33

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki ka thënë se është e nevojshme të shtyhet thirrja e seancës për konstituimin e Kuvendit, pas zhvillimeve në Lidhjen Demokratike...

Më shumëDetails

Nagavci thotë se ka “klane” në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në: Ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Shtëpia Botuese “Luarasi”: Ministrja Nagavci gënjeu, tashmë kemi dorëzuar mbi 10 padi ndaj ministrisë
16/07/2026 - 21:22

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka vlerësuar se vendimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për ndërprerjen e diskutimeve me kryeministrin Albin...

Më shumëDetails

Detaje nga incidenti në Fushë-Kosovë: Nipi plagos axhën për pronë dhe arratiset (VIDEO)

Detaje nga incidenti në Fushë-Kosovë: Nipi plagos axhën për pronë dhe arratiset (VIDEO)
16/07/2026 - 21:11

Një mosmarrëveshje për një copë tokë në Miradi të Epërme të Fushë-Kosovës ka përfunduar me plagosjen e një 61-vjeçari, i cili dyshohet se u qëllua me armë nga...

Më shumëDetails

Trump do të jetë në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës

Trump rikthen dënimin me v*dekje në Uashington
16/07/2026 - 21:09

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës, e cila do të zhvillohet të dielën në stadiumin...

Më shumëDetails

“Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK”, Rron Gjinovci – Nait Hasanit: Veç shpinë tonde munesh me kallë

“Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK”, Rron Gjinovci – Nait Hasanit: Veç shpinë tonde munesh me kallë
16/07/2026 - 20:53

Ish-deputeti, Nait Hasani, ka thënë që “Kosova do të digjet” nëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dënohen në Hagë. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar analisti...

Më shumëDetails

Paralajmëron Hasani: Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK-së

A pritet sot konstituimi i Kuvendit? – Hasani: Nëse jo sot, të hënën kismet
16/07/2026 - 20:23

Ish-deputeti, Nait Hasani, ka thënë që “Kosova do të digjet” nëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dënohen në Hagë. Sipas Hasanit, nëse dënohet lufta e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Sach Pizza mohoi praninë e salmonelës, por raporti mjekësor konfirmon diagnozën Salmonellosis A02.0

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kompania e ish zv.ministrit Hyzer Gashi kapet duke shitur naftë ilegalisht, “Besimi Group” dërgohet në Gjykatë nga Inspektorati

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Edhe “Fitorja” Sh.P.K. e Tahir Malokut kapet duke abuzuar me çmime të naftës, shteti e dërgon në gjykatë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Zhvillimet e fundit në LDK, Tërmkolli thotë se shkatërrimi i këtij subjekti është projekt që i kalon kufijtë e Kosovës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë