Një mosmarrëveshje për një copë tokë në Miradi të Epërme të Fushë-Kosovës ka përfunduar me plagosjen e një 61-vjeçari, i cili dyshohet se u qëllua me armë nga nipi i tij 41-vjeçar.
Viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon të jetë në arrati.
Prokuroria e Prishtinës po e heton rastin si “tentim vrasje”, ndërsa Policia ka sekuestruar një gëzhojë si provë materiale.
Detajet i gjeni në vijim:













