Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dialogu strategjik SHBA-Serbi, DASH publikon deklaratë të përbashkët

17/07/2026 - 22:25
në Kryesore, Lajme
A A
Dialogu strategjik SHBA-Serbi, DASH publikon deklaratë të përbashkët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Departamenti i Shtetit Amerikan, ka publikuar deklaratë të përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë, me rastin e Dialogut të parë Strategjik SHBA–Serbi.

Në deklaratë thuhet se, dialogu shënon një synim ‘’ të përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh për promovimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit’’.

Aty thuhet edhe se SHBA’të dhe Serbia nënshkruajten një Memorandum Mirëkuptimi për infrastrukturën energjetike dhe sigurinë rajonale të energjisë.

Dy vendet mirëpritën gjithashtu njoftimin për një garanci kredie prej 50 milionë dollarësh nga Banka e Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara për grupin Telekom Srbija, për zhvillimin e rrjetit 5G të Serbisë duke përdorur furnizues të besueshëm, duke rritur sigurinë dhe besueshmërinë e sistemeve të komunikimit në Serbi’’, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Më tej, njoftohet edhe për bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje, ku thuhet se, SHBA’të dhe Serbia riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale dhe u zotuan të rrisin ritmin e angazhimeve ushtarake dypalëshe.

Deklarata:

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Marko Gjuriq udhëhoqën Dialogun e parë Strategjik SHBA–Serbi në Uashington më 17 korrik.

Dialogu Strategjik shënoi një synim të përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh për promovimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit, ndërsa të dyja vendet po shënojnë 145-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Bashkëpunimi në energji dhe ekonomi

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për infrastrukturën energjetike dhe sigurinë rajonale të energjisë.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu mirëpritën vendimin paraprak të Serbisë për të vazhduar me projektin hidroenergjetik Gjerdap III (Porta e Hekurt III), si projekti i parë i identifikuar në kuadër të Marrëveshjes Ndërqeveritare për Energjinë.

Ky projekt paraqet një investim të rëndësishëm në infrastrukturën energjetike rajonale dhe një hap drejt një Serbie më të pavarur në aspektin energjetik.

Dy vendet mirëpritën gjithashtu njoftimin për një garanci kredie prej 50 milionë dollarësh nga Banka e Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara për grupin Telekom Srbija, për zhvillimin e rrjetit 5G të Serbisë duke përdorur furnizues të besueshëm, duke rritur sigurinë dhe besueshmërinë e sistemeve të komunikimit në Serbi.

Bashkëpunimi në siguri dhe mbrojtje

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale dhe u zotuan të rrisin ritmin e angazhimeve ushtarake dypalëshe.

Të dyja vendet vlerësuan 20 vjet bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Gardës Kombëtare të Ohajos dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror.

Serbia ka kërkuar blerjen e pajisjeve mbrojtëse amerikane, të cilat do të shërbejnë për rritjen e ndërveprueshmërisë së forcave të armatosura të të dy vendeve dhe për ndërtimin mbi marrëdhëniet e krijuara gjatë ushtrimeve dypalëshe e shumëpalëshe dhe misioneve të përbashkëta paqeruajtëse.

Gjithashtu, Departamenti i Shtetit njoftoi se ka ndarë 1.5 milionë dollarë për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e çminimit civil, me qëllim pastrimin e zonave nga minat tokësore dhe mjetet shpërthyese të pashpërthyera.

Shtetet e Bashkuara shprehën ngushëllimet e tyre të thella për humbjen në muajin qershor të një paqeruajtësi serb që shërbente në Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL).

Shkenca dhe teknologjia

Shtetet e Bashkuara mirëpritën vendimin e Serbisë për t’iu bashkuar Marrëveshjeve Artemis (Artemis Accords).

Këto janë një grup parimesh për eksplorimin dhe përdorimin civil të hapësirës në mënyrë transparente, të sigurt dhe të përgjegjshme, të cilat do të mundësojnë zgjerimin e bashkëpunimit paqësor në hapësirën e thellë përmes shkëmbimit të njohurive dhe të dhënave shkencore.

Nisma të tjera dypalëshe

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për ndarjen e kostove të programit Fulbright.

Angazhimi i Serbisë për të kontribuar me 300 mijë dollarë në vit për mbështetjen e zgjerimit të këtij programi historik të shkëmbimit do të krijojë mundësi shtesë për studiues dhe studentë të dalluar amerikanë e serbë që të japin mësim dhe të kryejnë kërkime në dobi të të dy vendeve.

Shtetet e Bashkuara rikonfirmuan angazhimin e tyre, të formalizuar gjatë vizitës në maj 2026 të nënsekretares për Diplomaci Publike Sarah Rogers, për të marrë pjesë në Expo 2027 në Beograd, një ngjarje historike dhe ekspozita e parë e specializuar që do të mbahet në Ballkanin Perëndimor.

Shtetet e Bashkuara mirëpritën gjithashtu gatishmërinë e Serbisë për të shqyrtuar mundësinë e bashkimit me Praktikat më të Mira për Parimet e Uashingtonit mbi Artin e Konfiskuar nga Nazistët.

Serbia njoftoi synimin e saj për të thelluar marrëdhëniet dhe angazhimin me Shtetet e Bashkuara përmes hapjes së konsullatave të reja në Miami dhe San Francisko.

JU REKOMANDOJMË

Enver Cikaqi pritet të marrë komandën e FSK-së javën e ardhshme

Enver Cikaqi pritet të marrë komandën e FSK-së javën e ardhshme
27/11/2026 - 21:01

Gjeneralmajori Enver Cikaqi, pritet të jetë komandant i ri i FSK-së. Burime të RTK-së thonë se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tashmë e ka përcjellë në Zyrën e...

Më shumëDetails

Ministria ia rrëzon projektin Përparim Ramës për Ulpianën, “Ulpiana 2030” nuk kalon

Ministria ia rrëzon projektin Përparim Ramës për Ulpianën, “Ulpiana 2030” nuk kalon
27/11/2026 - 20:43

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, të propozuar nga Komuna e Prishtinës, raporton Gazeta Online Veriu.info. Lajmin e ka bërë të ditur...

Më shumëDetails

Emrat/ Këta janë katër të dyshuarit për 136 kilogramët me lëndë narkotike të kapur në aksionin në Kaçanik

Policia në aksion: Arreston 3 persona, sekuestron 136 kg marihuanë, policia përdori edhe armët (VIDEO)
27/11/2026 - 20:12

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë bërë të ditur se tre persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për trafikim të narkotikëve, pasi në...

Më shumëDetails

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti iu “mbanë ligjërata” sërish zyrtarëve të Brukselit

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti iu “mbanë ligjërata” sërish zyrtarëve të Brukselit
27/11/2026 - 19:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se hapja e negociatave për anëtarësim është...

Më shumëDetails

Pengohet vendosja e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë, drejtori komunal akuzon burrin e Albulena Haxhiut

Pengohet vendosja e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë, drejtori komunal akuzon burrin e Albulena Haxhiut
27/11/2026 - 18:52

Drejtori i Komunës së Prishtinës, Leotrim Retkoceri, ka thënë se ministria e Ekonomisë dhe këshilltari i ministres Artane Rizvanolli nuk po lejojnë vendosjen e një murali në nderim...

Më shumëDetails

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë
27/11/2026 - 18:36

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas një pune intensive hetimore dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë