Profesori dhe analisti Adem Qorolli ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës, në veçanti ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, pas raportimeve se Kosova ka shënuar normën më të lartë të inflacionit në rajonin e Ballkanit.
Në një reagim publik, Qorolli ka ironizuar rezultatet e qeverisjes aktuale, duke e lidhur gjendjen ekonomike me rritjen e çmimeve dhe vështirësitë e qytetarëve.
“Albin Kurti dhe Hekuran Murati, suksese për 53 ulëse në Kuvendin e popullit të varfër! Ma zi, ma zi! Mos e ndalni dorën. Ky popull e meriton edhe më zi. Veç mos u ndalni deri në 10%. Ju jeni mbretër të shkatërrimit!”, ka shkruar Qorolli.
Reagimi i tij vjen në kohën kur kritikë të qeverisë kanë ngritur shqetësime për ndikimin e rritjes së çmimeve në standardin jetësor të qytetarëve, duke kërkuar masa më konkrete për përballimin e krizës ekonomike.













