Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërxhaliu: Nëse jemi të gatshëm të bisedojmë me djallin nga Serbia, pse jo me mësimdhënësit

03/09/2022 - 09:00
në Lajme
A A
Gërxhaliu: Nëse jemi të gatshëm të bisedojmë me djallin nga Serbia, pse jo me mësimdhënësit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu thotë se situata ekonomike dhe sociale në Kosovë është rënduar si pasojë e inflacionit dhe krizës energjetike. Si e tillë, Gërxhaliu thotë se ndalja e pagave për mësimdhënësit dhe punëtorët e administratës është e padrejtë.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës shton se është obligim institucional të mbështes qytetarin dhe punëtorët në këtë kohë kur ka ngritje të çmimeve të pa kontrolluar.

ADVERTISING

Shqetësuese tjetër për të është edhe mungesa e dialogut publiko-privat, për të cilën thotë se do duhej të kishte sidomos në këtë kohë të inflacionit.

“Në radhë të parë duhet kuptuar se Kosova është duke u ballafaquar në shumë sfida të shumta dhe definitivisht ajo që po më shqetëson më tepër mungesa e një dialogu konstruktiv publiko-privat. Rreziku më i madh i demokracisë është arroganca dhe distanca e pushtetit sepse në këtë kohë të inflacionit kur Kosova ka 19.2 për qind inflacion dhe besoj se është koha kur qytetarët ta shijojnë dorën e shtetit, kur duhet të ketë solidaritet por për fat të keq çdo gjë në Kosovë është e politizuar”, u shpreh Gërxhaliu.

“Është e vërtetë se e drejta e grevës është e garantuar me Kushtetutë, mirëpo besoj nuk mund të ketë paga selektive, nuk mund të ketë qasje të tillë që disa komuna të paguhen e disa të mospaguhen, dhe në këtë drejtim duhet një gjakftohtësi, dialog e tolerancë, dhe nxënësit të vendosën nëpër shkolla”, u shpreh Gërxhaliu.

Duke pasur parasysh që ekonomia vendëse përbëhet më shumë se nga konsumi, Gërxhaliu thotë se ndalja e këtyre mjeteve është shqetësuese. Ai thotë se ky problem nuk duhet shikuar vetëm në aspektin financiar por edhe emocional.

“Unë besoj se ndër shtyllat kryesore e cila po mbahet ekonomia e Kosovës është konsumi dhe në këtë kohë të inflacionit, vërtetë situata ekonomike kosovare dhe ajo sociale është mjaft shqetësuese. Ky problem nuk duhet të analizohet vetëm në aspektin financiar sepse kriza është këtu por të analizohet në aspektin emocional dhe psikologjik dhe ky është problemi më i madh që po anashkalohet kjo qasje. Me vet faktin se po cenohet arsimi, është një shenjë që në shtetin që cenohet arsimi, rrezikohet dhe varfërohet ardhmëria”, tha ai.

Teksa ka folur për grevën dhe mungesën e një dialogu ndërmjet palëve, Gërxhaliu thotë sesi është e mundur që të ketë dialog me Serbinë e jo me mësimdhënësit.

“Është koha kur vërtetë në momentet e caktuara e në veçanti në raportet e krijuara ndërmjet Arsimit dhe institucioneve të ngritën mbi interesat e partive politike, të ngritën mbi interesat e pushtetit dhe të jenë me qytetarë dhe me arsimin. Vetëm në këtë mënyrë mund ta zgjidhim sepse nëse ne jemi të gatshëm të bisedojmë me djallin nga Serbia, si është e mundur mos të kemi gatishmëri të bisedohet me mësimdhënësit që nëse asgjë nuk na lidh, e flasim një gjuhë dhe e promovojmë një shtet”, u shpreh Gërxhaliu. /eo

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë