Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për një pronë në Kosovë, dy familje përleshen brutalisht në Zvicër

20/07/2026 - 11:58
në Lajme
A A
Për një pronë në Kosovë, dy familje përleshen brutalisht në Zvicër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një konflikt i vjetër për një pronë në Kosovë është kthyer në një përleshje të dhunshme në Zvicër, duke përfunduar me ndërhyrjen e policisë, përdorimin e elektroshokut dhe disa persona të lënduar.

Ngjarja, e cila ndodhi në qytetin Schlieren pranë Zürichut, ka sjell edhe pasoja ligjore për personat e përfshirë.

Siç raportojnë mediat atje, një 59-vjeçar nga Kosova, i cili jeton në rajonin Aarau-Lenzburg dhe merr pension invaliditeti, kishte një mosmarrëveshje të gjatë pronësie me një familje tjetër në Kosovë.

Sipas aktakuzës, ai vendosi ta zgjidhte çështjen “sipas zakonit të vjetër” dhe kërkoi adresën e familjes me të cilën kishte konflikt përmes një restoranti lokal. Më pas shkoi në shtëpinë e tyre në Schlieren për t’u përballur drejtpërdrejt me ta.

Situata u përshkallëzua. Burri dyshohet se kërcënoi një grua të familjes, e cila nga frika kërkoi ndihmën e dy djemve të saj. Kur njëri prej tyre doli jashtë për të sqaruar situatën, 59-vjeçari liroi qenin nga litari dhe tentoi ta sulmonte.

Pas përplasjes fizike mes tyre, konflikti mori përmasa më të mëdha. Sipas raportimeve, 59-vjeçari mori nga makina një çekan, të cilin e përdori gjatë përleshjes, si dhe një shufër hekuri me të cilën goditi një tjetër pjesëtar të familjes kundërshtare.

Përleshja vazhdoi me goditje nga të dyja palët, derisa në vendngjarje arriti policia.

Edhe pas ndërhyrjes së autoriteteve, 59-vjeçari nuk pranoi të qetësohej dhe, sipas policisë, bëri rezistencë gjatë arrestimit.

Për shkak të sjelljes agresive, policët përdorën pistoletën me elektroshok për ta neutralizuar. Si pasojë e përleshjes, 59-vjeçari dhe një 25-vjeçar përfunduan në spital me lëndime të rënda, transmeton Klankosova.

Prokuroria e Zürichut ka shqiptuar ndaj 59-vjeçarit një dënim me gjobë me kusht prej 180-ditësh, si dhe 1 mijë franga shpenzime gjyqësore, për veprat penale të kërcënimit, pjesëmarrjes në përleshje dhe rezistencës ndaj policisë.

Edhe 25-vjeçari i familjes tjetër është gjobitur me kusht për shkak të përfshirjes së vetëdijshme në përleshje, ndërsa për vëllanë e tij më të vogël, i cili është i mitur, procedura po zhvillohet në gjykatën për të mitur.

Rasti ka nxjerr në pah se një mosmarrëveshje pronësie e nisur në Kosovë është shndërruar në një konflikt serioz me pasoja penale në Zvicër.

JU REKOMANDOJMË

Fjalimi i kryeministrit në OKB, Sali Berisha: Rama është armik i egër i Kosovës, nuk shqiptoi një fjalë për UÇK-në

Fjalimi i kryeministrit në OKB, Sali Berisha: Rama është armik i egër i Kosovës, nuk shqiptoi një fjalë për UÇK-në
26/09/2026 - 13:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në mediat sociale ka folur lidhur me fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e...

Më shumëDetails

Arrijnë në Prishtinë motoristët veteranë të UÇK-së dhe ata të Unionit Shqiptar

Arrijnë në Prishtinë motoristët veteranë të UÇK-së dhe ata të Unionit Shqiptar
26/09/2026 - 13:23

Motoristët veteranë të UÇK’së dhe ata të Unionit Shqiptar kanë arritur tashmë në sheshin qendror të Prishtinës. “Motoristët e MK “Veteranët e UÇK-së” – Zona Operative e Nerodimes...

Më shumëDetails

“Ebo Klinika” në Vushtrri ofronte shërbime logopedike pa licencë – Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu përkohësisht veprimtarinë

Foto: themeluesja Elbaroza Bunjaku
26/09/2026 - 13:01

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë logopedike...

Më shumëDetails

Çmimi i qumështit, Kosova, pastrimi i parave, çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga data 1 tetor?

Çmimi i qumështit, Kosova, pastrimi i parave, çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga data 1 tetor?
26/09/2026 - 12:49

Disa ndryshime do të hyjnë në fuqi në Zvicër nga data 1 tetor. Siç shkruan Blick.ch, rregulla të reja kundër pastrimit të parave dhe një marrëveshje e tregtisë...

Më shumëDetails

Evidenca e Gjykatës Speciale, secila ankesë në Supreme dhe Kushtetuese e mbrojtjes së Thaçit, Veselit dhe Krasniqit u refuzuan

Evidenca e Gjykatës Speciale, secila ankesë në Supreme dhe Kushtetuese e mbrojtjes së Thaçit, Veselit dhe Krasniqit u refuzuan
26/09/2026 - 12:30

Në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës janë vendosur të dhëna të detajuara për rrjedhën e procesit të gjykimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin...

Më shumëDetails

Publikohet spoti i protestës së 1 Tetorit në Prishtinë (Video)

Publikohet spoti i protestës së 1 Tetorit në Prishtinë (Video)
26/09/2026 - 11:56

Platforma Liria Ka Emër ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata kanë publikuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Të shtëna me armë në Gizzi Grill, 2 të plagosur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë