Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

20/07/2026 - 20:48
në Kryesore, Lajme
A A
Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtari dhe njëri prej themeluesve të PDK-së,  Bardhyl Mahmuti ka dalë me një kërkesë publike sa i përket Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se PDK-ja duhet të mbështesë të gjitha propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e institucioneve, me kusht që bashkërisht ta zhbëjnë Gjykata Speciale.

Bardhyl Mahmuti ka shkruar në “Facebook” se derisa presim vendimin e procesit gjyqësor kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, juristë me famë ndërkombëtare janë duke i rënë kambanave të alarmit për rrezikun real që më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sjellin vendim të njëanshëm politik për të dënuar luftën çlirimtare të Kosovës.

Kërkesa e tij publike:

KËRKESË PUBLIKE DREJTUESVE TË PDK-SË
ZHBËRJA E GJYKATËS SPECIALE-KUSHT I DOMOSDOSHËM PËR TË SHMANGUR DËNIMIN E LUFTËS ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!

Të nderuar drejtues të PDK-së,

Kam bindjen që jeni në dijeni të plotë se ndërkohë që presim vendimin e procesit gjyqësor kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, juristë me famë ndërkombëtare janë duke i rënë kambanave të alarmit për rrezikun real që më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sjellin vendim të njëanshëm politik për të dënuar luftën çlirimtare të Kosovës.

Qëllim për ta dënuar luftën çlirimtare të Kosovës nuk fshihet as nga vetë Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë .
Në bazë të § 33-35 të aktakuzës (Numri i çështjes: KSC-BC-2020-06, Shtojca 5) në “Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët” përfshihen pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtarë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (QPK):

– “Hashim Thaç, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Kasniqi, Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi, Sabit Geci si dhe disa udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe QPK- së, ndër të cilët edhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm;
– ministra dhe zëvendësministra të QPK-së;
– komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të tjerë të shtabeve të komandave të zonave;
– komandantë të brigadave dhe njësiteve;
– komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe QPK-së; dhe
– ushtarë të tjerë të UÇK-së dhe zyrtarë të tjerë të QPK-së.
– Të gjithë këta individë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kontribuuan në arritjen e qëllimit të përbashkët”.

Ndërkaq në kategorinë “instrumentet e Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët” përfshihen ata persona që nuk ishin pjesë e “Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët”, por që ndihmuan në çfarëdo forme realizimin e qëllimit të luftës çlirimtare të Kosovës, që cilësohet si “Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët”.
Të nderuar drejtues të PDK-së,

Siç kemi mundur të shohim në seancat publike, gjatë 28 muaj e 30 ditë sa zgjati dëgjimi i dëshmitarëve të prokurorisë, trupi gjykues dhe qytetarët e Kosovës kanë mundur të binden për një fakt: mbrojta e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit shpartalluan sajesat që prokuroria u përpoq t’i shesë si fakte me 125 dëshmitarët që solli në këtë procesi gjyqësor.

Gjatë seancave publike në këtë proces, kemi parë seriozitetin e mbrojtjes, duke sjellë personalitete me kredibilitet ndërkombëtar, të cilët, me dëshmitë e tyre, hodhën poshtë si të pavërteta pretendimet e akuzësa!

Përkundër faktit se mbrojtja e të akuzuarve nxori në shesh pafajësinë e plotë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, njëanshmëria e trupit gjykues paraqet brengën më serioze që duhet të kemi si qytetarë të Kosovës.

Nuk mund të ketë shembull më të qartë për njëanshmërinë e vendimeve të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, sesa fakti që bëri publik z. Luka Misetiq, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi: “Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara të Kosovës deri tani ka miratuar 3 apele të prokurorisë nga 3 të shqyrtuara (që do të thotë MIRATIM 100% I KËRKESAVE TË PROKURORISË) dhe ka refuzuar 44 apele të mbrojtjes, nga 44 të shqyrtuar (që do të thotë REFUZIM 100% I KËRKESAVE TË MBROJTJES.

Të nderuar drejtues të PDK-së,

Në këtë kontekst, po e përsëris apelin e para disa ditësh:
Të gjitha divergjencat ndërpartiake duhet të lihen anash dhe në mënyrë konsensuale të bashkohen rreth një qëllimi: Kuvendi i ri të zhbëjë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe të shpallë të papranueshëm vendimet e ndikuara politikisht nga sajesat e Shërbimit Sekret të Serbisë.
Ky vendim i Kuvendit të Kosovës, si institucion që krijoi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, do të ishte vendimi më i drejtë për të ndërprerë padrejtësitë që janë gatuar nga qarqe politike dhe që janë duke marrë kohë për ta maskuar me petkun e institucioneve të drejtësisë.
Nëse do të arrihej një konsensus ndërpartiak rreth kësaj çështjeje, jam i sigurt se mbajtja peng e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do t’i kishte ditët e numëruara.

Prandaj mendoj se, si drejtues të PDK-së, ju duhet të mbështetni të gjitha propozimet e partisë fituese (Lëvizjes Vetëvendosje), me kusht që bashkërisht të zhbëhen Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, vendimet e së cilave përpiqen të zhbëjnë shtetësinë e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Hasani për shkarkimin e prokurorëve serbë: Është çështje politike, jo ligjore, pushteti po demonstrohet nën petkun e ligjshmërisë

Letra e aleatëve se nuk do takojnë Kurtin në zyre, Hasani: Kjo tregon që nuk je kryeministër, por je uzurpator
21/07/2026 - 14:28

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se vendimi i ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, për të nënshkruar dekretet për shkarkimin e shtatë prokurorëve...

Më shumëDetails

Kolona të gjata, kjo është gjendja në kufi me Kosovën

Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
21/07/2026 - 14:26

Janë përditësuar të dhënat lidhur me kolonat në pikat kufitare me Kosovën. Aktualisht pritje më të gjatë ka tek Dheu i Bardhë, ku në këtë pikë kufitare kolona...

Më shumëDetails

Rrënimi i 11 objekteve te Ujmani, Mujka: Nuk u respektua afati për lirimin e tyre

Rrënimi i 11 objekteve te Ujmani, Mujka: Nuk u respektua afati për lirimin e tyre
21/07/2026 - 13:53

Ka nisur aksioni për rrënimin e 11 objekteve në zonën përreth liqenit të Ujmanit, pasi sipas ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, ato janë ndërtuar në pronë që i përket...

Më shumëDetails

Vetaksident tragjik në Suharekë, humb jetën 52-vjeçari pas plagëve të rënda

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
21/07/2026 - 13:45

Një 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur paraditen e së hënës në fshatin Shirokë të Suharekës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi...

Më shumëDetails

Sot u jepet lamtumira e fundit tre vushtrriasve që vdiqën në aksident në Maqedoninë e Veriut

Sot u jepet lamtumira e fundit tre vushtrriasve që vdiqën në aksident në Maqedoninë e Veriut
21/07/2026 - 13:28

Sot u jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve nga Vushtrria që humbën jetën nga aksidenti në Maqedoninë e Veriut. Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit mortor të...

Më shumëDetails

Mes vilave ilegale që po rrënohen në Ujman edhe ajo e vëllait të nënkryetarit të Listës Serbe

Mes vilave ilegale që po rrënohen në Ujman edhe ajo e vëllait të nënkryetarit të Listës Serbe
21/07/2026 - 13:17

Një nga 11 vilat ilegale përreth Ujmanit të cilat pritet të rrënohen pasi janë nderuar në pronën e Ibër – Lepencit është e Sergej Zaporozhac, vëllait të nënkryetarit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • “Nuk ishe vetëm vjehrra ime…”, nusja e Fatmire Shabanit me fjalë prekëse për të ndjerën

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin në Komoran

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Viva Fresh e biznesmenit Xhevdet Rexhepi me 370 milionë € qarkullim vjetor zvogëlon numrin e punëtorëve

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë