Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti VV-së: S’kemi datë për seancën, por më thanë që shumë shpejt

21/07/2026 - 08:46
në Kryesore, Lajme
A A
Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka bërë të ditur se deputetët e kësaj partie ndodhen në gjendje gatishmërie, pasi pritet që së shpejti të ketë zhvillime konkrete për formimin e institucioneve të reja.

Në një deklaratë për Kallxo.com, Abrashi tha se ende nuk është caktuar data e seancës konstituive, por se nga LVV-ja po bëhen përpjekje për të gjetur një rrugë bashkëpunimi me partitë e tjera.

“Nuk ka ndonjë datë të caktuar, por më thanë që shumë shpejt. Ka tash disa ditë që ne jemi në gjendje gatishmërie, flas për deputetët e zgjedhur”, ka deklaruar ai.

Sipas Abrashit, gatishmëria e deputetëve lidhet me pritshmëritë se mund të arrihet një marrëveshje politike para mbajtjes së seancës konstituive. Ai shtoi se LVV-ja është e angazhuar për të gjetur bashkëpunim, por zhvillimet varen edhe nga qëndrimet e partive të tjera.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të muajit gusht, brenda afatit kushtetues që përfundon më 7 gusht.

Ajo tha se data e saktë do të bëhet publike javën e ardhshme dhe theksoi se u është lënë kohë partive politike për të arritur një marrëveshje, me qëllim që të shmanget një bllokadë institucionale dhe mundësia e zgjedhjeve të reja.

Procesi i negociatave mbetet i paqartë pas zhvillimeve të fundit në LDK. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, njoftoi se ka pezulluar angazhimin në bisedimet për formimin e institucioneve, pasi 148 delegatë kanë kërkuar mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm për votëbesimin ndaj tij.

Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, LVV fitoi 53 ulëse në Kuvend, PDK 22, LDK 18, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7, ndërsa 20 ulëse u takojnë komuniteteve joshumicë. Për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota në dy raundet e para, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues prej 60 ditësh, vendi shkon sërish në zgjedhje.

JU REKOMANDOJMË

Stuhi e fuqishme me breshër në Gjilan e Viti

Stuhi e fuqishme me breshër në Gjilan e Viti
21/07/2026 - 18:52

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje intensive të breshrit ka përfshirë pasditen e sotme komunat e Gjilanit dhe Vitisë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe dëme...

Më shumëDetails

Momenti dramatik kur erërat e fuqishme rrëzojnë kulmin në Suharekë, qytetarët mezi arrijnë të largohen (VIDEO)

Momenti dramatik kur erërat e fuqishme rrëzojnë kulmin në Suharekë, qytetarët mezi arrijnë të largohen (VIDEO)
21/07/2026 - 18:43

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë disa zona të Kosovës kanë shkaktuar dëme edhe në Suharekë. Pamje të siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur erërat e...

Më shumëDetails

Stuhia në Klinë, telat e rrymës në Mrasor shpërthejnë në flakë

Stuhia në Klinë, telat e rrymës në Mrasor shpërthejnë në flakë
21/07/2026 - 18:34

Për shkak të erërërave të shumta, në fshatin Mrasor të Klinës, përçuesit e rrymës elektrike jaën përfshirë nga zjarri. Rajoni i Pejës është përfshirë nga shiu, erërat dhe...

Më shumëDetails

Stuhia e fuqishme ‘trazon’ Ujmanin

Stuhia e fuqishme ‘trazon’ Ujmanin
21/07/2026 - 18:30

Stuhia e fuqishme që ra sot mbi Kosovë, ka trazuar edhe Liqenin e Ujmanit. Nga video e publikuar shihet se pos dukshmërisë së ulët në atë zonë, ka...

Më shumëDetails

S’ka procedurë penale për posterët me thirrje kundër shqiptarëve në Krushevc

S’ka procedurë penale për posterët me thirrje kundër shqiptarëve në Krushevc
21/07/2026 - 18:14

Prokuroria e Lartë Publike në Krushevc, në Serbinë qendrore, ka konstatuar se nuk ka elemente për fillimin e procedurës penale sipas detyrës zyrtare lidhur me posterët me mbishkrimin:...

Më shumëDetails

Trump thotë se do të diskutojë “plane konkrete” për ta ndihmuar Libanin kundër Hezbollahut

Trump thotë se do të diskutojë “plane konkrete” për ta ndihmuar Libanin kundër Hezbollahut
21/07/2026 - 18:11

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe presidenti i Libanit, Joseph Aoun, do të diskutojnë “plane shumë konkrete” për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara mund...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • “Nuk ishe vetëm vjehrra ime…”, nusja e Fatmire Shabanit me fjalë prekëse për të ndjerën

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin në Komoran

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Viva Fresh e biznesmenit Xhevdet Rexhepi me 370 milionë € qarkullim vjetor zvogëlon numrin e punëtorëve

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë