Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti kritikon Qeverinë për koston e jetesës, e merr shembull kryeministrin e ri britanik: Duhet të ulen ngarkesat tatimore për familjet

21/07/2026 - 11:30
në Kryesore, Lajme
A A
Hoti: Kushtetuesja t’i zgjidhë problemet që i ka krijuar vetë- e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar të kufizohet në kohë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për, siç ka thënë ai, mungesën e masave për zbutjen e kostos së jetesës, duke e krahasuar qasjen e saj me atë të Mbretërisë së Bashkuar dhe disa vendeve të Bashkimit Europian.

Hoti tha se kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar ndër veprimet e para ka marrë vendim për uljen e ngarkesave tatimore në faturat e energjisë, me synim lehtësimin e barrës për familjet, duke shtuar se masa të ngjashme janë zbatuar edhe nga disa qeveri të BE-së.

“Me qëllim të zvogëlimit të kostos së jetesës për familje, puna e parë që bëri Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar ishte ulja e ngarkesave tatimore në faturat e energjisë. Një masë e tillë është marrë më herët edhe nga disa qeveri të Bashkimit Evropian.”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Në Kosovë, “ndodh e kundërta”, tha Hoti.

“Jo që nuk janë ulur ngarkesat tatimore në faturat e energjisë, por energjia është shtrenjtuar disa herë. Edhe për naftën, rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare është reflektuar drejtpërdrejt te konsumatori. Meqë TVSH-ja llogaritet mbi çmimin e produktit, sa më i lartë çmimi i naftës, aq më e lartë është edhe shuma e TVSH-së që paguan qytetari. Përmes vendosjes së çmimit maksimal ditor, Qeveria zyrtarisht e ka bartur tek konsumatori i fundit rritjen e çmimit të furnizimit të naftës”, shkroi ai.

Problemi nuk mbaron këtu, sipas Hotit. “Mosveprimet e qeverisë sot lënë pasoja afatgjata në zhvillimin e gjithmbarshëm njerëzor në Kosovë”.

“Kur çmimet e të mirave elementare, siç janë energjia, rriten përtej trendit të zakonshëm dhe të pritshëm vjetor, zakonisht familjet i ulin shpenzimet në: arsim, shëndetësi, cilësinë e ushqimit, kulturë e rekreacion. Kjo mund të ketë pasoja të rënda dhe afatgjata, sidomos për fëmijët dhe familjet me të ardhura të ulëta”, shkroi ai.

“Në situata të tilla është jetike roli i shtetit për të parandaluar uljen e konsumit të familjeve për të mira elementare. Një qeveri e përgjegjshme këtë e bën duke marrë përsipër një pjesë të rritjes së kostos së jetesës përmes uljes së ngarkesave tatimore për familje. Ulja e barrës tatimore sot është më e lirë për shtetin sesa kostoja që do të paguajmë nesër për familjet që sot detyrohen të heqin dorë nga shumë nevoja, duke e dëmtuar kështu zhvillimin afatgjatë të anëtarëve të tyre”, shtoi Hoti.

Ai thotë se qeverisja e mirë nuk matet vetëm me sa të hyra mbledh shteti, por me trendin e mirëqenies së qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË

Një stuhi me fuqi uragani goditi Shkupin pasditen e sotme

Një stuhi me fuqi uragani goditi Shkupin pasditen e sotme
21/07/2026 - 20:01

Një stuhi me fuqi uragani goditi pasditen e sotme Shkupin la pas vetes dëme të mëdha materiale duke shkulur kulme shtëpish, semaforë, e shumë vetura të mbetura nën...

Më shumëDetails

Haradinaj për dëmet që shkaktoi stuhia: Qeveria në detyrë të dalë në terren t’i ndihmojë qytetarët

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia
21/07/2026 - 19:56

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka ftuar Qeverinë në detyrë që në bashkëpunim me komunat, “të dalë në terren, të evidentojë dëmet e shkaktuara dhe të ndërmarrë veprimet...

Më shumëDetails

Nushi: Nepotizmi i VV-së i frikshëm, po sillen ‘si n’bahçe t’babës’

Nushi: Nepotizmi i VV-së i frikshëm, po sillen ‘si n’bahçe t’babës’
21/07/2026 - 19:51

Nol Nushi, nga Partia Socialdemokrate ishte mysafiri i radhës në emisionin DPT te Fidani. Me të u diskutuan shumë tema aktuale me rëndësi, e në mesin e tyre...

Më shumëDetails

Stuhia e fuqishme, lëndohen dy persona në Pozheran të Vitisë

Stuhia e fuqishme, lëndohen dy persona në Pozheran të Vitisë
21/07/2026 - 19:06

Arton Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Viti, tha se si pasojë e stuhisë në këtë komunë, konkretisht në Pozheran, janë lënduar dy qytetarë. Musliu tha se të...

Më shumëDetails

Stuhi e fuqishme me breshër në Gjilan e Viti

Stuhi e fuqishme me breshër në Gjilan e Viti
21/07/2026 - 18:52

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje intensive të breshrit ka përfshirë pasditen e sotme komunat e Gjilanit dhe Vitisë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe dëme...

Më shumëDetails

Momenti dramatik kur erërat e fuqishme rrëzojnë kulmin në Suharekë, qytetarët mezi arrijnë të largohen (VIDEO)

Momenti dramatik kur erërat e fuqishme rrëzojnë kulmin në Suharekë, qytetarët mezi arrijnë të largohen (VIDEO)
21/07/2026 - 18:43

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë disa zona të Kosovës kanë shkaktuar dëme edhe në Suharekë. Pamje të siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur erërat e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • “Nuk ishe vetëm vjehrra ime…”, nusja e Fatmire Shabanit me fjalë prekëse për të ndjerën

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin në Komoran

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Viva Fresh e biznesmenit Xhevdet Rexhepi me 370 milionë € qarkullim vjetor zvogëlon numrin e punëtorëve

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arben Vitia e bën këshilltare gruan e Hysen Durmishit që kritikonte VV-në

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë