Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arben Vitia e bën këshilltare gruan e Hysen Durmishit që kritikonte VV-në

21/07/2026 - 15:52
në Kryesore, Lajme
A A
Arben Vitia e bën këshilltare gruan e Hysen Durmishit që kritikonte VV-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mirjeta Durmishi, gruaja e Hysen Durmishit, ish-Ministër i Infrastrukturës, është emëruar këshilltare e Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Durmishi, përmes një postimi në Facebook, ku e ka falënderuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Ministrin Vitia.

“Faleminderit kryeministër Kurti! Faleminderit ministër Vitia! Jam e nderuar, që nga sot, të jem këshilltare politike e ministrit më të suksesshëm të Qeverisë së Kosovës z. Arben Vitia”, shkroi Durmishi.

Pasi që burri i saj nuk u bë Ministër në Qeverinë Kurti 3, Mirjeta e ka thumbuar e kritikuar vazhdimisht ekzekutivin e Kurtit.

“Vështirë është me përfundu ndërtimin e rrugës, se me pre shiritin është lehtë”, kishte shkruar ajo në Facebook më 19 mars, derisa kishte shpërndarë një fotografi të Kurtit me Ministrin e Infrastrukturës, Dimal Basha – pasuesin e burrit të saj në Ministri – duke prerë shiritin gjatë përurimit të një rruge.

Postimi i Mirjeta Durmishit ku thumbonte Bashën dhe Kurtin.

Ajo kishte reaguar edhe kur iu ishin publikuar disa fotografi Ministrit Basha me pronarin e HIB Petrol-it, Kujtim Bucaliun.

“Unë kam mendu që Dimali tash veç me pi kafen në zyre, pasi që e blejti aparatin e kafes, por jo, ky edhe në darka me oligarkë po dilka”, shkruante Durmishi më 23 prill.

Postimi i Mirjeta Durmishit ku kritikonte Dimal Bashën.

Kritikë tjetër ndaj Qeverisë, ajo kishte bërë edhe për ekspozitën skandaloze për Masakrat në Kosovë me autor Shkelzen Gashi – e financuar nga institucionet shtetërore – ku ishin paraqitur të dhëna të pasakta për masakrat.

“Më e keqja është se bartëse të institucioneve shtetërore, vizitojnë ekspozitën vetëm sa për të bërë foto dhe krenarë për financimin e saj, e nuk lodhen fare për përmbajtjen. S’e di ku e marrin këtë vetëbesim për udhëheqje”, shkruante ajo më 28 mars.

Postimi i Mirjeta Durmishit ku kritikonte institucionet për financimin e ekspozitës së Shkelzen Gashit.

Në Qeverinë Kurti 2, Hysen Durmishi kishte shërbyer si zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për t’u emëruar si ushtrues i detyrës së Ministrit më 27 gusht 2025. Në këtë pozitë, ai u emërua pas dorëheqjes së Liburn Aliut.

Por, në Qeverinë Kurti 3, Durmishi u la jashtë. Ai mbeti vetëm deputet, pasi që në pozitën e Ministrit të Infrastrukturës u emërua Dimal Basha.

Madje, Durmishi, një nga anëtarët më të vjetër të VV-së, nuk kishte qenë pjesë e listës së kandidatëve të VV-së për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

JU REKOMANDOJMË

Hoxha: 400 mijë njerëz e kanë lëshu Kosovën prej 2010 e knej, ka beteja më të rëndësishme që i kemi humb në paqe

Hoxha: 400 mijë njerëz e kanë lëshu Kosovën prej 2010 e knej, ka beteja më të rëndësishme që i kemi humb në paqe
22/07/2026 - 23:06

Analisti Dibran Hoxha tha në Pressing në T7 se nga viti 2010 vendin tonë e kanë lëshuar 400 mijë njerëz. Derisa shpresat vazhdojmë t’i kemi jashtë Kosovës, tha...

Më shumëDetails

Arrestimet në MPB, Prokuroria: Dyshohet se përfituan duke lëshuar jashtëligjshëm leje qëndrimi

Arrestimet në MPB, Prokuroria: Dyshohet se përfituan duke lëshuar jashtëligjshëm leje qëndrimi
22/07/2026 - 22:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka ndaluar për 48 orë tre persona, pas...

Më shumëDetails

Pantina ‘godet’ Abdixhikun: Duhet të shkojë në shtëpi!

Pantina ‘godet’ Abdixhikun: Duhet të shkojë në shtëpi!
22/07/2026 - 22:39

Pantina ‘godet’ Abdixhikun: Duhet të shkojë në shtëpi!Share Button Gazeta Blic Shqipe Pantina, ka kërkuar largimin e Lumir Abdixhikut nga drejtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke...

Më shumëDetails

Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, do të dalë në gjyq në qershorin e ardhshëm

Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, do të dalë në gjyq në qershorin e ardhshëm
22/07/2026 - 22:04

Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe gruas së tij, Cilia Flores, është planifikuar të fillojë më 1 qershor 2027, urdhëroi një gjykatës i Nju...

Më shumëDetails

Qytetarët në Shqipëri në ditën e 53-të të protestës

Qytetarët në Shqipëri në ditën e 53-të të protestës
22/07/2026 - 21:17

Protesta maratonë kundër investimit në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e 53-të, ndërsa aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet....

Më shumëDetails

Hoti kërkon reagim urgjent pas stuhisë: Të kompensohen qytetarët dhe fermerët

Hoti kërkon reagim urgjent pas stuhisë: Të kompensohen qytetarët dhe fermerët
22/07/2026 - 20:44

Deputeti Avdullah Hoti ka kërkuar reagim të menjëhershëm të institucioneve pas dëmeve të shkaktuara nga stuhia me erëra të forta dhe reshje të dendura. Në një shkri mnë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Policia jep detaje nga aksidenti tragjik në Komoran, ku humbi jetën 24 vjeçarja

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Kujtimet do të mbeten të gjalla gjithmonë për ty”, mësuesja me dedikim prekës për policin i cili u gjet i pajetë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Abdixhiku sërish në qendër të kritikave, publikohen pamjet e eskortës së tij

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë