Stuhia që ka përfshirë Kosovën ka sjellë dëme materiale në disa zona.
Behlul Krasniqi, asamblist i PDK’së në Komunën e Suharekës, ka publikuar pamje pas stuhisë në Senofc të Suharekës.
Nga pamjet e publikuara, shihet se stuhia ka rrënuar një çati, si dhe ka dëmtuar shtylla elektrike.
KEDS ka paralajmëruar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona si shkak i erërave të forta që kanë mbizotëruar sot në Kosovë.













