Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skenderaj nis evidentimin e dëmeve nga breshëri, rreth 60 hektarë grurë të dëmtuar vetëm në Vajnik

22/07/2026 - 08:45
në Lajme
A A
Skenderaj nis evidentimin e dëmeve nga breshëri, rreth 60 hektarë grurë të dëmtuar vetëm në Vajnik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Skenderajt ka njoftuar se ka nisur evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga moti i pafavorshëm dhe breshëri që goditi komunën një ditë më parë.

Sipas njoftimit, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sabit Ferizi, së bashku me zyrtarët e drejtorisë, ka zhvilluar vizita në terren për të parë nga afër gjendjen në zonat e prekura.

“Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sabit Ferizi, së bashku me zyrtarët e drejtorisë, ka zhvilluar vizita në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga moti i pafavorshëm dhe breshëri që goditi komunën një ditë më parë”, thuhet në njoftim.

Vizitat janë zhvilluar në fshatrat Vajnik, Burojë, Likoc dhe Izbicë, ku, sipas Drejtorisë, janë evidentuar dëme të konsiderueshme në kulturat e drithërave, pemëve dhe perimeve.

“Sipas vlerësimeve paraprake, vetëm në fshatin Vajnik janë dëmtuar rreth 60 hektarë të mbjella me grurë”, thuhet më tej.

Nga Drejtoria bëhet e ditur se fermerët e zonave të prekura kanë filluar të dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve.

“Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore pritet të dalë së shpejti në terren për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri”, thuhet në njoftim.

Sipas procedurave të parapara, pas përfundimit të vlerësimit, raporti do t’i procedohet Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim, ndërsa më pas do t’i dërgohet Komisionit Qendror Qeveritar për shqyrtimin e mundësive të kompensimit të fermerëve të prekur.

“Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, raporti do t’i procedohet Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim. Më pas, ai do t’i përcillet Komisionit Qendror Qeveritar, në përputhje me procedurat ligjore, për shqyrtimin e mundësive të kompensimit të dëmeve për fermerët e prekur”, përfundon njoftimi.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet i pajetë një polic i Kosovës në varrezat e Morinës

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
22/07/2026 - 10:43

Një efektiv i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të marte në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës. Sipas informacionit paraprak të Policisë...

Më shumëDetails

Ky është zyrtari i Ministrisë së Mjedisit që u arrestua për lejimin e importit të substancave të ndaluara në Kosovë

Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
22/07/2026 - 10:36

Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit ka përfunduar në pranga në një aksion të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, nën dyshimet se ka...

Më shumëDetails

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave
22/07/2026 - 10:26

Eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka folur rreth stuhisë së fuqishme që goditi Kosovën gjatë ditës së djeshme, e cila shkaktoi goxha dëme anekënd vendin, e për pasojë...

Më shumëDetails

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

Sindikata e Punëtorëve Privatë: Vendimi i qeverisë për 100 eurot, qesharak
22/07/2026 - 10:15

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka vlerësuar se siguria në punë është një nga problemet më prioritare...

Më shumëDetails

Policia jep detaje nga aksidenti tragjik në Komoran, ku humbi jetën 24 vjeçarja

Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin në Komoran
22/07/2026 - 09:52

Policia e Kosovës njoftoi në raportin 24-orësh të mërkurën për ngjarjen tragjike, ku 24-vjeçarja Rea Raka vdiq në një aksident trafiku në Komoran. Raporti konstaton për një të...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i derivateve të naftës për ditën e sotme

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
22/07/2026 - 09:40

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 22 korrik 2026. Sipas njoftimit, çmimet që hyjnë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • “Nuk ishe vetëm vjehrra ime…”, nusja e Fatmire Shabanit me fjalë prekëse për të ndjerën

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin në Komoran

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Arben Vitia e bën këshilltare gruan e Hysen Durmishit që kritikonte VV-në

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • IHMK për nesër lëshon alarm portokalli për stuhi në gjithë Kosovën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë