Por megjithëse kanë kaluar gati tre javë nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve ende nuk ka një datë konkrete për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.
UD së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ditën e premte do të bëhet e ditur data e mbajtes së seancës konstituive të Kuvendit.
“Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht, edhe të premten, besoj, do ta bëj një njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë” ka deklaruar Haxhiu.
Në lidhje me vonesat në thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit ka folur për “Gazeta Blic”ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj.
Dedaj tha se për ‘regjimin Kurti asgjë nuk bëhet vonë dhe madje as ndërtimi i institucioneve shtetërore nuk është prioritet’.
Ai pohoi se bëhen nga paaftësia dhe mungesa e përvojës së LVV-së se si ndërtohet shteti.
“Për regjimin Kurti asgjë nuk bëhet vonë dhe madje as ndërtimi i institucioneve shtetërore nuk është prioritet.Kosova afër 2 vjet është në kolaps dhe deficit institucional dhe 6 vjetet e fundit nën izolim ndërkombëtar dhe degradim të plotë.Prandaj vonesat bëhen nga paaftësia dhe mungesa e përvojes së LVV për shtetndërtim dhe mungesa e meritokracisë se si ndërtohet shteti por edhe nga mos-dija totale për të ofruar zgjidhje” deklaroi Dedaj.
Ai potencoi se Kurti e ka mision dhe qëllim t’a shkatërroj shtetin e Kosovës të cilin e ka sjellë buzë falimentimit dhe izolimit.
“Ky regjim populist është në hall të madh sepse në njëren anë duhët t’a përmbushë zotimin e Brukselit dhe Ohrit për marreveshjen e Asociacionit, respektivisht të autonomisë serbe në Kosovë, të pranuar nga Kurti, dhe në anën tjeter si autoritar dhe miop politik, vuan nga uria e pangopur për pushtet për të mos e nda torten e pushtetit me askend.Pra , vetë nuk i ka numrat për zgjedhjen e presidentit, me LDK nuk ka siguri se do t’i ketë, PDK ka zgjedhur të mbetet në opozitë, kurse 6 pikat e Aleancës duke përfshirë çështjen e gazit amerikan, nuk mund t’i përmbushë si antiamerikan.Kështu Kurti e ka mision, qellim, porosi apo nga injoranca, qoftë edhe nga ndonjë sëmuarje e tij e pa identifikuar t’a shkatërroj shtetin e Kosovës të cilen e ka sjellur buzë falimentimit, degradimit dhe izolimit” tha Dedaj.
Dedaj tha se me këtë degradim institucional të Kosovës ka ardhur momenti për të ndezur alarmin dhe driten e kuqe jo vetem partitë opozitare, por edhe qytetarët e Kosovës, mediat, shoqëria civile, drejtësia dhe partnerët ndërkombëtar.
“Prandaj, ky e ka nda mendjen mos me dhënë përgjegjësi për asgjë, me sundu Kosoven si sulltan, pa qenë i monitoruar nga komisionet parlamentare, intitucionet e drejtësisë të cilat ka filluar t’i kapë dhe nënshtroj, t’a shpenzoj buxhetin e Kosovës si atij dhe klanit të tij i konvenon për keqëperdorim e korrupsion, thjesht me ketë degradim insitucional të Republikës së Kosovës ka ardhur momenti për të ndezur alarmin dhe driten e kuqe jo vetem partitë opozitare, por edhe qytetarët e Kosovës, mediat, shoqëria civile, drejtësia dhe partnerët ndërkombëtar.Nese nuk ndalet ky njeri, do ndalet Kosova dhe do të jetë teper vonë për të ardhmen e shtetit tonë në rrezik” deklaroi Dedaj.














