Protesta maratonë kundër investimit në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e 53-të, ndërsa aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.
Kërkesat e prrotestuesve vijojnë të mbeten të njëjta, duke kërkuar ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe shfuqizimin e igjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit po vijojnë marshimin me pankarta në duar në drejtim të Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha si dhe të kastës së vjetër politike.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke deklaruar se mobilizimi do të vijojë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.












