Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryente analiza molekulare pa licencë dhe kishte staf të palicencuar – gjobitet “Pinea Medical Center Healthcare”

24/07/2026 - 10:57
në Kryesore, Lajme
A A
Kryente analiza molekulare pa licencë dhe kishte staf të palicencuar – gjobitet “Pinea Medical Center Healthcare”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin laboratori mjekësor biokimik hematologjik “Pinea Medical Center Healthcare” është gjobitur me 2 mijë euro për shkelje të dispozitave të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit të siguruar nga Veriu.info që mban datën 10 qershor 2026, thuhet se Inspektorati Shëndetësor ka realizuar inspektim më 20 maj në “Pinea Medical Center Healthcare”, ku ka gjetur se teknik-laborantja mjekësore Mollza Abiti nuk ishte e lajmëruar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë, që nënkupton se ka punuar pa licencë e rrjedhimisht në mënyrë të kundërligjshme.

Gjatë inspektimit është zbuluar se “Pinea Medical Center Healthcare” ka kryer pa licencim shërbime laboratorike të avancuara të natyrës molekulare/gjenetike, pasi që këto shërbime nuk i ka pasur të lajmëruara dhe regjistruara në Ministrinë e Shëndetësisë.

Inspektorati Shëndetësor ka evidentuar se “Pinea Medical Center Healthcare” ka bërë edhe shkelje tjera ligjore, pasi që ka gjetur mospërputhje ndërmjet shërbimeve të paraqitura në çmimore dhe shërbimeve të deklaruara pranë organit kompetent (v.j. DLA/MSh)

“Institucioni privat shëndetësor “Pinea Medical Center Healthcare” – Ambulancë Shëndetësore dhe Laborator Mjekësor Biokimik Hematologjik, Fushë Kosovë, me themelues Besart Shala ka shkelur dispozitat ligjore në fuqi Nenin 42, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi …”, thuhet në fund të arsyetimit të vendimit me të cilin është gjobitur ky institucion privat shëndetësor me pronar Besart Shalën.

Çka thotë “Pinea Medical Center Healthcare”?

Veriu.info ka marrë edhe qëndrimin e “Pinea Medical Center Healthcare” në lidhje me gjobën që ka marrë për shkeljen e Ligjit për Shëndetësi, ku nga ky institucion privat shëndetësor pranojnë se kanë pasur staf të palicencuar, por pretendojnë se Mollza Abiti ishte punësuar në muajin që është bërë inspektimi dhe e njëjta më pas është licencuar në DLA/MSh.

“Lidhur me pyetjet e adresuara, dëshirojmë të sqarojmë se Pinea Medical Center Healthcare në Fushë Kosovë nuk ka kryer analizat laboratorike për profilet për të cilat është ngritur çështja. Roli i kësaj njësie ka qenë ekskluzivisht pranimi dhe administrimi i mostrave  nga pacientët, ndërsa të gjitha mostrat për profilet molekulare/gjenetike dhe analizat e tjera pėrkatëse mikrobiologjike janë transportuar dhe janë pėrpunuar në Pinea Medical Center – Qendra Kryesore, e cila posedon licencat dhe autorizimet përkatëse për ofrimin e këtyre shërbimeve. Prandaj, nuk kemi ofruar shërbime laboratorike të palicencuara në njësinë e Fushë Kosovës, por kemi vepruar në kuadër të organizimit të brendshëm të rrjetit tonë të shërbimeve, ku analizat janë realizuar vetëm në njësinë e licencuar”, thuhet në përgjigjen e tyre për Veriu.info.

“Pinea Medical Center Healthcare” për angazhimin e stafit të palicencuar jep një përgjigje pa sens, duke u munduar të arsyetohet se teknik-laborantja ka qenë në muajin e parë të punës, por që nuk specifikon faktin se një profesioniste shëndetësore duhet paraprakisht të licencohet në DLA/MSh e pastaj të nis punën.

“Sa i përket znj. Mollza Abiti, sqarojmë se ajo është pjesë e stafit tė laboratorit të Pinea Medical Center Healthcare-Fushë Kosovë dhe është punësuar gjatë muajit përkatës në të cilin është kryer inspektimi. Në momentin e inspektimit, procedurat administrative për evidentimin e saj në sistemet përkatëse ishin në proces. Znj. Mollza Abiti është bartëse e licencës profesionale me nr. KO-502205/A-05-8, ndërsa aktualisht ajo figuron e regjistruar dhe e pranuar si pjesë e stafit nga Ministria e Shėndetėsisė”, thuhet në përgjigje.

Në fund të përgjigjes “Pinea Medical Center Healthcare” thotë se respektojnë standardet profesionale, por që pikërisht për shkeljen e tyre është gjobitur nga Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

LEXONI EDHE:

Dr. Gëzim Bajrami sfidon vendimin e shtetit, kryen analiza në poliklinikë edhe pas pezullimit të veprimtarisë

Tags: Besart ShalaPinea Medical Center Healthcare

JU REKOMANDOJMË

Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij

Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij
16/09/2026 - 22:40

Avokati i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Rodney Dixon, në një intervistë ekskluzive me gazetarin dhe autorin e emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, pas aktgjykimit të sotëm në Gjykatën...

Më shumëDetails

Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm, s’ka të bëjë me drejtësi

Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm, s’ka të bëjë me drejtësi
16/09/2026 - 22:25

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Arian Tahiri, ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tahiri tha se vendimi është...

Më shumëDetails

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi
16/09/2026 - 22:20

Endrit Thaçi, djali i Endrit Thaçit, ka reaguar, pas verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, pakënaqësia për këtë...

Më shumëDetails

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe
16/09/2026 - 22:02

Një dokument i vitit 2001, raport hetimor, zbulon detaje rreth zhdukjes së Behajdin Allaqit, si dhe deklaratën e bashkëshortes së tij. Kjo e fundit, Nazmije Allaqi, deklaronte se...

Më shumëDetails

“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”

“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”
16/09/2026 - 21:58

Leonora Jakupi ka qenë e ftuar në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, ku ka folur hapur për Gjykatën Speciale dhe dëshmitë e paraqitura në proceset gjyqësore. Gjatë intervistës,...

Më shumëDetails

Haxhiu: Pa vonesë Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit

Haxhiu: Shqetësuese kur brenda 24 orëve 12 infermierë braktisin Kosovën dhe shkojnë në Gjermani
16/09/2026 - 21:47

Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas vendimit të sotëm për ish-krerët e UÇK-së duke thënë se qysh nga nesër qeveria e Kosovës duhet të mblidhet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë