Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit francez Maxence Lacroix nga Crystal Palace, raporton gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, oferta zyrtare e “Bluve” është pranuar nga Crystal Palace, ndërsa palët kanë finalizuar edhe kushtet kryesore të kontratës. Lacroix ndodhet tashmë në Londër, ku po kryen kontrollet mjekësore përpara zyrtarizimit të transferimit.
Vlera e marrëveshjes është 52 milionë funte, ndërsa në këtë operacion nuk është përfshirë mbrojtësi Axel Disasi, duke hedhur poshtë spekulimet për një shkëmbim mes lojtarëve.
Mbrojtësi francez do të firmosë një kontratë afatgjatë me Chelsean, e vlefshme deri në qershor të vitit 2032.
Me këtë lëvizje, Chelsea vazhdon të përforcojë repartin defensiv për sezonin e ri, duke siguruar shërbimet e një prej mbrojtësve më të vlerësuar në Premier League.













