Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar nga policia serbe në Horgosh i riu nga Kosova, i cili ishte ndaluar gjatë një kontrolli në këtë pikë kufitare.Sipas Kocit, gjatë kontrollit të veturës së tij, policia serbe kishte gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulësen e automjetit, për të cilën i riu kishte deklaruar se nuk kishte pasur dijeni.
Koci tha se është i lumtur për lirimin e tij.“Me rëndësi është që tash është i lirë. Procedura vazhdon”, ka shkruar Koci.
Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo...
Më shumëDetails











