Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

25/07/2026 - 15:36
në Lajme
A A
Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti, ka reagur pas nisjes së hetimeve ndaj “Lule Gjelit”, profilit anonim në Facebook që linçon kritikët e Lëvizjes Vetëvendosje. Mes tjerash, ai ka zbuluar detaje rreth një takimi të thirrur nga ky person, gjatë kohës sa ai ishte pjesë e partisë në pushtet.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Abazi ka thënë se Lule Gjeli është në shërbim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Dejona Mihalit, e njohur ndryshe si “masha” e VV-së.

Abazi ka zbuluar se në vazhdimësi, ata kanë prodhuar lajme të pavërteta edhe për zyrtarë amerikanë dhe kanë kontribuuar në prishjen e marrëdhënieve me ShBA-të.

“Lule Gjeli është në shërbim të Kurtit dhe Dejona Mihalit në kuadër të LVV-së. Në vazhdimësi, së bashku kanë prodhuar lajme të pavërteta edhe për zyrtarë të lartë të SHBA-së dhe kanë kontribuar në prishjen e marrëdhënieve me SHBA-në duke sulmuar zyrtarët dhe poashtu në bashkëveprim me zyrtarë lokal të ambasadave të huaja në Kosovë, kanë keqinformuar dhe deformuar informacione me qëllim denigrimin dhe eliminimin e kundërshtarëve politik.

Kurti ka përzgjedhur që në SHBA të ketë të tillë si përfaqësues dhe informatorë, ka injoruar Ambasadën dhe patriotët e intelektualët në mërgatë dhe ka angazhuar persona shumica me dosje dhe reputacion shumë të keq e për rrjedhojë kanë marrë urdhra nga ai dhe drejtpërdrejt nga Dejona”, ka shkruar ai.

Abazi ka thënë se “Lule Gjeli” duhet të merret në pyetje për mashtrim dhe konspiracion:

“LVV – Mihali & Kurti and Co. – kanë krijuar tregimin se kinse SHBA-ja ka refuzuar kandidaturën time për Ambasador në SHBA. Ky tregim, mes shumë të tjerash me urdhër të Kurtit dhe Mihalit, është përhapur nga po këta aktorë medialë që sot po e konsiderojnë Lulë Gjelin ashtu siç është, por që janë shërbyer me informata të Lulë Gjelit, Kurtit e Mihalit.

Lulë Gjeli duhet patjetër të merret në pyetje për mashtrim dhe konspiracion, si dhe për fushata denigruese me pasoja të rënda dhe rrezikshmëri të lartë për personalitete zyrtare, përfshirë edhe pengimin e kryerjes së detyrës zyrtare, por së pari duhet të merren në pyetje shefat e Lule Gjelit.

Po ashtu, është koha që ata që kanë përhapur propagandën e Mihalit, Gjelit, Kurtit e Manxhukës, në pritje të vendimeve të gjykatave, të reflektojnë duke filluar me kërkim-falje, ndryshe nuk janë më pak fajtorë sesa vetë Lulë Gjeli”.

Në fund, Abazi ka treguar se e ka takuar “Lule Gjelin” në ShBA në vitin më 2021:

“Publikisht kërkoj nga prokurori që ka marrë rastin në dorë të më dërgojë ftesë për dëgjim lidhur me Lule Gjelin, të cilin e kam takuar në Delaware në vitin 2021 me kërkesën e tij. Hera e parë dhe e fundit që kam komunikuar me atë njeri, por pasojat e luftës speciale kanë vazhduar deri në penetrimin e mediave dhe të opinionit dhe deformimin e së vërtetës”.

JU REKOMANDOJMË

Zelensky: Ja çfarë përfitoi Amerika nga lufta në Ukrainë

Zelensky: Ja çfarë përfitoi Amerika nga lufta në Ukrainë
25/07/2026 - 17:36

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë përfituar përvojë të rëndësishme ushtarake nga lufta në Ukrainë, pa e paguar atë me jetët e...

Më shumëDetails

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
25/07/2026 - 17:19

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila është ministre e Qeverisë Kurti, ka thënë në emisionin Euro n’T7 se për çështjen e gazit amerikan duhet të ketë diskutime...

Më shumëDetails

Vuçiq: Kosova është e Serbisë edhe me Kushtetutë edhe me të drejtën e Zotit

Vuçiq në Shkup, paralajmëron konferencë vetëm me mediat serbe
25/07/2026 - 17:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova “i takon” Serbisë, përveç tjerash, edhe sipas “drejtësisë së Zotit”. Kosovën ai sërish e përdori në një fjalim për të...

Më shumëDetails

Haki Abazi i vetëofrohet Prokurorisë: ‘Lule Gjeli’ është në shërbim të Kurtit e Mihalit, e kam takuar në vitin 2021 në Delaware

Haki Abazi i vetëofrohet Prokurorisë: ‘Lule Gjeli’ është në shërbim të Kurtit e Mihalit, e kam takuar në vitin 2021 në Delaware
25/07/2026 - 16:59

Ish-deputeti, Haki Abazi, ka reaguar lidhur me debatin e fundit të ngritur rreth profileve të rrejshme në rrjete sociale, debat ky i nxitur nga një llogari me emrin...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: Pajtohem me kolegët në Qeveri që infrastruktura e gazit amerikan në Kosovë është e panevojshme

Kusari-Lila: Pajtohem me kolegët në Qeveri që infrastruktura e gazit amerikan në Kosovë është e panevojshme
25/07/2026 - 16:36

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila është ministre e Qeverisë Kurti, ka thënë n’T7 se për çështjen e gazit amerikan duhet të ketë diskutime bazuar në fakte...

Më shumëDetails

Lushtaku nderon dëshmorët në Marinë e Radishevë, në këtë të fundit u zbulua pllaka përkujtimore

Lushtaku nderon dëshmorët në Marinë e Radishevë, në këtë të fundit u zbulua pllaka përkujtimore
25/07/2026 - 16:30

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë homazhe në Marinë dhe Radishevë për të nderuar dëshmorët e kombit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Në Marinë, Lushtaku...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Miliona në lojë! Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • ‘Fluturon’ çmimi i naftës në Kosovës, edhe sot rritje e ndjeshme

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kompania e biznesmenit të afërt me Qeverinë kap mega-tenderin gati 7-milionësh për derivate

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Human Plus” e Sebahate dhe Gazmend Ahmetajt u kap me staf të palicencuar dhe shërbime mjekësore ilegale, gjobitet me 3 mijë euro

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë