Gazeta Blic ka mësuar detaje nga takimi që presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pasur me drejtuesit e sindikatave.
Sipas burimeve të Gazeta Blic brenda takimit, ka pasir pajtim që dialogu është e vetmja rrugë për gjetjen e një zgjidhjeje.
“Megjithatë nuk pati asgjë konkrete nga ky takim”.
“Takimi ishte konstruktiv. Në takim u tha se duhet që përmes dialogut social të gjendet një zgjidhje për çështjen e grevave – kryetarët e komunave paraqiten qëndrimet e tyre – qëndrimet që janë të Këshillit Grevist – por nuk pati dicka konkrete”, thanë burime të Gazeta Blic.
Pas takimit ka folur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.
Jasharja ka deklaruar se ia kanë bërë të qarta edhe një herë kërkesat e tyre Osmanit, nga e cila kanë marrë premtime se do të interesohet për këtë çështje.
Sipas tij, Osmani u ka kërkuar që ta ndërpresin grevën.
“Në takim me presidenten paraqitëm kërkesat tona, të cilat edhe ajo tha se janë legjitime. Ne e lutem presidenten që ta shfrytëzojë autoritetin e saj në mënyrë që të ndikojë që të ulemi për të diskutuar me përfaqësuesit e Qeverisë për realizimin e kërkesave tona. Qeveria mund të japë ndihma për punëtorët dhe ne i gëzohemi kësaj, por kërkesat tona janë tjera. E vlerësoj angazhimin e presidentes, por për fat të keq greva do të vazhdojë”, ka deklaruar Jasharaj para gazetarëve.













