Më 10 shtator 2024, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, u kërkoi zyrtarisht të gjithë anëtarëve të deklarojnë nëse kishin konflikt interesi në hetimet për telekomunikimin dhe prokurimin në KEK, ku përfshiheshin 40 kompani. Në këtë komunikim u bë e ditur se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit kishte konstatuar konflikt interesi te nënkryetarja Kaltrina Sela.
Më 27 shtator, Sela u përgjigj se do të tërhiqej nga vendimmarrja vetëm për 2 nga kompanitë, ndërsa për 38 të tjerat pretendonte se nuk kishte pengesë ligjore.
Megjithatë, dokumentet e siguruara nga Sinjali ngrenë dyshime se nënkryetarja ka marrë pjesë në vendimmarrje edhe pas kësaj korrespondence, duke hapur dilema nëse u shkelën rregullat për parandalimin e konfliktit të interesit.











