Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ulutash: Presim nga Serbia të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023

25/07/2026 - 19:12
në Lajme
A A
Ulutash: Presim nga Serbia të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka thënë se presin nga Serbia që të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023 që ngjanë në Kosovë.

Ai për situatën në Banjskë të atij viti tha se përbënte sfidë serioze për KFOR-in, por NATO-ja qe përgjigjur menjëherë.

“Ngjarjet në Banjskë në vitin 2023 ishin padyshim një sfidë serioze që kërkoi reagim të shpejtë dhe vendimtar”, ka thënë Ulutash në Info Magazine.

Ai shtoi se NATO-ka u përgjigj menjëherë dhe kjo çoi në forcimin më të madh të kapaciteteve të KFOR-it në më shumë se një dekadë.

“Edhe pse KFOR-i është përballur me shumë sfida gjatë historisë së vet 27-vjeçare, ai ka dëshmuar vazhdimisht aftësinë për të zbatuar plotësisht dhe paanshmërisht mandatin e tij të OKB-së, si dhe aftësinë për t’u përshtatur kur kërkohet nga zhvillimet relevante të sigurisë. Prioriteti ynë është të sigurojmë se qëndrimi ynë ose prania jonë operative në terren të mbetet e përshtatshme për detyrën. Kjo është ajo ku përqendrohem unë dhe ku do të mbetet i përqendruar çdo pjesëtar i KFOR-it nën mandatin tim, nën komandën time, çdo ditë pa ndërprerje”, deklaroi komandanti i KFOR-it.

Ulutash tha se KFOR-i komunikon në baza të rregullta me Forcat e Armatosura të Serbisë, dhe presin mbështetje nga ta për të siguruar llogaridhënie për sulmet e vitit 2023 të kryera në Kosovë.

“Së pari, dua të them se KFOR-i mban komunikim të rregullt dhe transparent me Forcat e Armatosura të Serbisë në të gjitha nivelet. Së shpejti do të jem në Beograd, përsëri, dhe do të takoj shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Mojsilloviq. Ky do të jetë takimi im i pestë me të gjatë këtij mandati. Dhe unë e vlerësoj shumë bashkëpunimin e zhvilluar me gjeneralin Mojsilloviq ndër vite. Ai ka ndihmuar në shumë mënyra të ndryshme, duke forcuar transparencën, besimin e ndërsjellë, dhe duke kontribuuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal”.

“Së dyti, siç e ka bërë të qartë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe zyrtarët e tjerë të NATO-s, ne presim mbështetjen e Serbisë për të dhënë ose siguruar llogaridhënie për sulmet e paarsyetueshme të kryera në Kosovë në vitin 2023”, u shpreh Ozkan Ulutash.

JU REKOMANDOJMË

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin në rast se arratiset

Procesi i dytë në Hagë ndaj Thaçit, shtyhet fillimi i gjykimit për 27 shkurt
25/07/2026 - 22:11

Mbrojtja e Hashim Thaçit i është përgjigjur Prokurorisë së Hagës rreth argumentimit të këtyre të fundit se paraburgimi mbetet masë proporcionale për ish-presidentin e Kosovës. Mbrojtja e Thaçit...

Më shumëDetails

Dita e 56 e protestës, qytetarët mblidhen poshtë zyrës së Ramës: Të hënën do jemi para Parlamentit!

Dita e 56 e protestës, qytetarët mblidhen poshtë zyrës së Ramës: Të hënën do jemi para Parlamentit!
25/07/2026 - 21:58

Dita e sotme shënon protestën e 56-të në Bulevard. Protestuesit janë mbledhur edhe këtë mbrëmje poshtë zyrës së Edi Ramës, me thirrjet për dorëheqje dhe qeveri teknike. Ata...

Më shumëDetails

Kajtazi nxjerr shkrimin e gazetës amerikane për “Lule Gjelin”: Është Albin Kurti në tastierë, llumi i arratisur nga vendi i tij

Kajtazi nxjerr shkrimin e gazetës amerikane për “Lule Gjelin”: Është Albin Kurti në tastierë, llumi i arratisur nga vendi i tij
25/07/2026 - 21:42

Gazetari Vehbi Kajtazi ka shpërndarë një reportazh të botuar nga The Washington Post në vitin 2000 dhe ka hedhur akuza të rënda ndaj personit që fshihet pas profilit...

Më shumëDetails

Mediumi i Jeta Xharrës i përgjigjet pyetjeve të Përparim Ramës: Identiteti i “Lule Gjeli” nuk është i panjohur për ne, ka kërkuar të publikojë me pseudonim

Mediumi i Jeta Xharrës i përgjigjet pyetjeve të Përparim Ramës: Identiteti i “Lule Gjeli” nuk është i panjohur për ne, ka kërkuar të publikojë me pseudonim
25/07/2026 - 21:34

Kallxo.com, mediumi të cilin Jeta Xharra e udhëheqë ka dalë me një reagim lidhur me profilin në Facebook me emrin Lule Gjeli, të të cilin sot pati reagime...

Më shumëDetails

Nga 12 në 188 euro për një fidan – dokumentet e bonus-zonimit në Skenderaj zbulojnë kontratën “kriminale”

Nga 12 në 188 euro për një fidan – dokumentet e bonus-zonimit në Skenderaj zbulojnë kontratën “kriminale”
25/07/2026 - 21:30

Komuna e Skenderajt me 10 prill 2026 ka lidhur marrëveshje të bonus zonimit me operatorin ekonomik “A.N.B & KS shpk”. Marrëveshja titullohet si marrëveshje zhvillimi, shkruan rajoni.org. Në...

Më shumëDetails

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim
25/07/2026 - 21:24

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim Lajme Gazeta Express25/07/2026 21:01 Mbrojtja e Hashim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Miliona në lojë! Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • ‘Fluturon’ çmimi i naftës në Kosovës, edhe sot rritje e ndjeshme

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Laboratori “Alfa Lab” i Leutrim Hazirit u kap me shërbime të palicencuara dhe staf të paregjistruar, por gjobitet me vetëm 1 mijë euro

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nuk u pajtua me gjobën, e futi dorën në veturën e Policisë për t’ua marrë dokumentet në Vushtrri – 46-vjeçarit i hidhet sprej në sy

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë