Gazetari dhe publicisti, Astrit Gashi, ka reaguar sot rreth debatit që po ndodh për profilet e rreme në rrjete sociale që përhapin urrejtje e linçojnë njerëz.
Gashi ka thënë se “Lule Gjeli” është një mentalitet i tërë që është krijuar e ushqyer direkt nga Albin Kurti dhe i zbatuar nga njerëzit në Lëvizjen Vetëvendosje.
Reagimi i plotë:
Nuk eshte vetem Lule Gjeli, e as kushdo tjeter i veçante. Eshte nje mentalitet i tere, i krijuar dhe i ushqyer drejtperdrejt nga Albin Kurti, e i zbatuar nga me i madhi te me i vogli ne Vetevendosje.
Pse po e fajsoj edhe Albinin? Sepse, po te donte ai, do te zhdukeshin edhe profilet, edhe vete ky mentalitet. Eshte nje mentalitet i fyerjes, perçmimit, shantazhit dhe perçarjes, qe ka nxitur deri ne vellavrasje, por qe, megjithate, populli nuk e lejoi te ndodhte.
Ky mentalitet doli te jete krijuar dhe i thelluar per nje motiv krejtesisht te ulet: marrjen e kontrollit dhe vendosjen e diktatit mbi jeten politike e ekonomike, si dhe rishperndarjen e te mirave me te medha te te vetet.
Por ky mentalitet nuk mbaron ketu. Nuk jane vetem ata. Jane edhe nje ose dy lidere te opozites, te cilet, per te shpetuar karrieren, poziten dhe pasurine e tyre, jane te gatshem te behen argate te padenje te ketij mentaliteti.
Keta po bejne edhe me keq, sepse edhe po ju shijon tash kur po i mbrojne Lulet e Gjelat!












