Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia ndal ceremoninë e martesës në Fushë Kosovë – 15-vjeçarja u gjet në veturë me dhëndrin e dyshuar, tre persona në pranga

26/07/2026 - 14:35
në Lajme
A A
Policia ndal ceremoninë e martesës në Fushë Kosovë – 15-vjeçarja u gjet në veturë me dhëndrin e dyshuar, tre persona në pranga
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një informacion tronditës që mbërriti në Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit çoi në zbulimin e një rasti të dyshuar të martesës së një vajze të mitur në Fushë Kosovë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 00:30, Policia pranoi një denoncim se një 15-vjeçare po martohej në Lagjen 28. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore dolën në terren dhe arritën të lokalizonin e ndalonin një veturë Passat, e cila dyshohej se lidhej me rastin.

Brenda automjetit ndodheshin vajza e mitur, M.J, 15 vjeçar, i cili dyshohet se ishte dhëndri, si dhe A. Berisha, 49 vjeçar e L. Beqiri, 34 vjeçar.

Sipas burimeve, nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se e mitura ndodhej në një ceremoni martese me M.J.

Vajza është intervistuar në praninë e përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa tre të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës. Sipas raportit policor, gjatë deklarimeve të tyre ata kanë pohuar se kanë qenë në pajtim me realizimin e kësaj martese.

Pas njoftimit të Prokurores Kujdestare për të Mitur, është urdhëruar ndalimi i të tre të dyshuarve për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

“AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro

“AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro
26/07/2026 - 15:32

Në Kosovë, ndërhyrjet estetike si Botox dhe fillerët po përhapen me shpejtësi, por një pjesë e madhe e tyre ofrohet jashtë ligjit dhe pa mbikëqyrje profesionale. Përveç aspektit...

Më shumëDetails

Shkon në 29 numri i të lënduarve në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, i dyshuari është shtetas gjerman me prejardhje libaneze – ishte dënuar me burg

Shkon në 29 numri i të lënduarve në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, i dyshuari është shtetas gjerman me prejardhje libaneze – ishte dënuar me burg
26/07/2026 - 15:27

Aktualisht vlerësohet se 29 persona u lënduan në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, njoftoi ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt. Më parë ishte raportuar se 16 persona...

Më shumëDetails

Arian Tahiri: Lavdi e përjetshme Heroit Enver Zymberi

Arian Tahiri: Lavdi e përjetshme Heroit Enver Zymberi
26/07/2026 - 15:18

Arian Tahiri ka përkujtuar me nderim Heroin Enver Zymberi, duke vlerësuar guximin dhe përkushtimin e tij në mbrojtje të ligjit, rendit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. Ai...

Më shumëDetails

Tregu i BE-së mbetet i mbyllur për qumështin e Kosovës

Tregu i BE-së mbetet i mbyllur për qumështin e Kosovës
26/07/2026 - 15:00

Kosova prodhon qumësht, djathë, kos e produkte të tjera të bulmetit. Fabrikat kanë investuar në teknologji, fermerët kanë rritur prodhimin, ndërsa shteti ndan miliona euro subvencione çdo vit...

Më shumëDetails

Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara
26/07/2026 - 14:05

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Katër shoferë në Ferizaj dënohen se vozitën të dehur – dy të tjerë se tejkaluan shpejtësinë

Katër shoferë në Ferizaj dënohen se vozitën të dehur – dy të tjerë se tejkaluan shpejtësinë
26/07/2026 - 13:36

Gjashtë shoferë janë ndëshkuar nga Policia në Ferizaj pas kontrolleve të shtuara në trafik, ku janë evidentuar raste të vozitjes nën ndikim të alkoolit dhe tejkalimit të shpejtësisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Kajtazi nxjerr shkrimin e gazetës amerikane për “Lule Gjelin”: Është Albin Kurti në tastierë, llumi i arratisur nga vendi i tij

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal: “Intergen” i Serdar e Gulay Ceylaner kapet duke kryer shërbime laboratorike të gjenetikës pa licencë në Kosovë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Haki Abazi i vetëofrohet Prokurorisë: ‘Lule Gjeli’ është në shërbim të Kurtit e Mihalit, e kam takuar në vitin 2021 në Delaware

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Zbulohet shuma marramendëse që pritet të fitojë Kristian Prenga nga dueli me Joshuan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë