Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koci: VV-ja nuk mund t’i marrë të gjitha pushtetet

26/07/2026 - 18:47
në Lajme
A A
Koci: VV-ja nuk mund t’i marrë të gjitha pushtetet

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Analisti politik, Melazim Koci ka thënë se zvarritja e konstituimit të Kuvendit të Kosovës është pasojë e mungesës së vullnetit politik për krijimin e institucioneve, duke theksuar se përgjegjësia më e madhe bie mbi partinë e parë, Lëvizjen Vetëvendosje.

Koci u shpreh i habitur që seanca konstituive u thirr vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues, duke e cilësuar këtë si një zvarritje të qëllimshme.

“Për mua është pak e habitshme, jo pak, por shumë, sepse çdo gjë lihet në çastin e fundit dhe kjo tregon për mungesë vullneti politik për të krijuar institucionet, ndryshe nuk mund të shpjegohet, nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Dhe këtë e shohim tash e 18 muaj, hiq më pak se 18 muaj, pra përpjekje, gjetje artificeve, preteksteve për të zhagitur çështjen, për të shkuar nga zgjedhjet në zgjedhje dhe besoj që është evidente që sërish do të shkojmë në zgjedhje fatkeqësisht, fatkeqësisht për Kosovën”, tha ai.

Sipas Kocit, përgjegjësia për bllokadën nuk është e njëjtë për të gjitha partitë, pasi pesha politike në Kuvend përcakton edhe nivelin e përgjegjësisë.

Ai theksoi se problemi nuk qëndron te kuorumi, por te mungesa e kompromisit dhe kulturës politike, duke shtuar se me vullnet të mirë situata mund të zgjidhet brenda 48 orësh.

Koci vlerësoi se Vetëvendosjes i takon të formojë qeverinë dhe të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, por jo të kontrollojë të gjitha institucionet.

“Kuorumi është mekanizëm për të ruajtur balancin e pushteteve. Mekanizëm që ruan balancin e pushteteve në çdo demokraci parlamentare, kjo është elementare në demokracitë parlamentare në mënyrë që të mos lejojë që një parti të marrë të gjitha pushtetet. Nëse ky mekanizëm kuptohet drejtë, Vetëvendosja do të duhej në këtë moment të formojë qeverinë, të konstitojë parlamentin dhe t’i ofrojë opozitës presidentin, t’i kërkojë opozitës që të ofrojë tre, katër, pesë, gjashtë, tetë kandidatë “, deklaroi ai.

Sipas tij, për të tejkaluar ngërçin institucional, Vetëvendosja duhet t’ia ofrojë opozitës postin e presidentit dhe t’i kërkojë asaj të propozojë disa kandidatë, duke krijuar kështu kushtet për një marrëveshje politike dhe funksionalizimin e institucioneve./KlanKosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
26/09/2026 - 00:49

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo...

Më shumëDetails

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
25/09/2026 - 23:04

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës...

Më shumëDetails

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë