Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Biznesi në emër të gruas së ish-kandidatit të Alternativës përfiton grant në ministrinë e Mimoza Kusari-Lilës

27/07/2026 - 14:29
në Lajme
A A
Biznesi në emër të gruas së ish-kandidatit të Alternativës përfiton grant në ministrinë e Mimoza Kusari-Lilës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Biznesi “Anita Lleshi BI”, në pronësi të Anita Lleshit, bashkëshortes së Fatos Lleshit – ish-kandidat i Alternativës për Asamblenë Komunale të Gjakovës, në zgjedhjet e fundit lokale – është në mesin e bizneseve që pritet të përfitojnë grant në kuadër të fazës së dytë të Skemës së Granteve në Sektorin e Industrive Kreative, që jepen përmes KIESA, nga MINTI që drejtohet nga Mimoza Kusari-Lila, kryetare dhe themeluese e Alternativës. 

Fatos Lleshi është i njohur si poçar nga Gjakova, i cili merret me punimin e produkteve nga argjila dhe promovimin e zejtarisë tradicionale. Biznesin e tij ai e operon përmes entitetit të regjistruar në ARBK, si biznes individual, në emër dhe pronësi të gruas së tij.

Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, “Alternativa” kishte publikuar një postim për Lleshin, duke e prezantuar atë si kandidat të saj për Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Në atë postim, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, gjatë një vizite në atelienë e tij, kishte vlerësuar punën e Lleshit në ruajtjen e trashëgimisë kulturore përmes punimeve artizanale.

“Kandidati për Kuvendin Komunal në Gjakovë nga Alternativa, Fatos Lleshi, është shembulli më i mirë se si arti, puna dhe vizioni mund të bashkohen për të ndërtuar një Gjakovë më krijuese, më zhvillimore dhe më krenare për rrënjët e saj”, thuhet në postimin e partisë së Kusari-Lilës, të datës 4 tetor 2025.

Pas interesimit të Gazetës Online Reporteri.net për procesin e përzgjedhjes së grantit dhe për të sqaruar nëse ka pasur ndonjë ndikim politik në ndarjen e tij, Lleshi ka mohuar çdo lidhje mes përfitimit të grantit dhe angazhimit të tij politik.

Ai ka deklaruar se biznesi i tyre ka përfituar grante edhe në periudha kur në pushtet kanë qenë qeveri të tjera.

“Na në vitin 2017 e kemi fitu kur ka qenë Ramush Haradinaj, në 2019 kur ka qenë Avdullah Hoti, në 2021 kur s’ka qenë Mimoza hiq aty, kur s’kam qenë kandidat as kurgjo hiq”, ka thënë Lleshi.

Ai ka theksuar se bëhet fjalë për një biznes të vogël familjar dhe se ky është granti i pestë që kanë përfituar.

“Na e kemi një biznes të vogël individual. Është i pesti grant që e fitojmë. S’kemi lidhje”, ka deklaruar ai.

Lleshi ka thënë se aktiviteti i biznesit lidhet me poçarinë dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

“Punojmë poçari, me mbrojtë trashëgiminë kulturore të Kosovës. Nuk ka lidhje as me Mimoza Kusarin, as me KIESA-n, as me kurrkënd”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINTI) kanë deklaruar se biznesi “Anita Lleshi BI” është renditur në vendin e parë në listën preliminare të përfituesve potencialë të skemës së granteve për industrinë kreative, me gjithsej 70.2 pikë.

Në përgjigje për Reporteri.net lidhur me këtë proces, MINTI ka bërë të ditur se biznesi është në pronësi të Anita Lleshit, ndërsa ka sqaruar se nuk posedon të dhëna për statusin martesor të aplikuesve, pasi një informacion i tillë nuk ka qenë pjesë e dokumentacionit të kërkuar për aplikim.

“Biznesi ‘Anita Lleshi BI’ është në pronësi të Anita Lleshit. Sa i përket pyetjes lidhur me statusin martesor të Anita Lleshit, ju njoftojmë se në dokumentacionin e kërkuar për aplikim nuk është kërkuar certifikata e martesës apo informacione lidhur me statusin martesor të aplikuesve”, ka deklaruar MINTI për Gazetën Online Reporteri.net.

Sipas Ministrisë, biznesi “Anita Lleshi BI” kishte aplikuar për grant në vlerë prej 20 mijë eurosh, ndërsa shuma përfundimtare për përfituesit përcaktohet nga Zyrtari Kryesor Administrativ në bashkëpunim me udhëheqësit përkatës, sipas procedurave të përcaktuara.

Skema e granteve për industrinë kreative ka një buxhet total prej 450 mijë eurosh, ndërsa e njëjta shumë është ndarë për përfituesit potencialë.

Nga MINTI kanë bërë të ditur se në kuadër të kësaj thirrjeje janë pranuar gjithsej 214 aplikime, ndërsa deri në këtë fazë është publikuar lista preliminare me 23 përfitues potencialë.

Ministria ka theksuar se procesi i vlerësimit është zhvilluar sipas kritereve të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2018 dhe Udhëzuesin për Aplikim të Instrumentit Financiar për Mbështetje të Industrisë Kreative.

Lidhur me përbërjen e Komisionit Vlerësues, MINTI ka bërë të ditur se anëtarët janë përcaktuar me vendim nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s dhe se bëhet fjalë për shërbyes civilë në kuadër të MINTI-t.

Për pretendimet për ndikim politik ose ndërhyrje gjatë procesit, Ministria ka deklaruar se komisioni ka vepruar në mënyrë të pavarur.

“Komisioni Vlerësues për Skemën e Granteve në Industrinë Kreative ka vepruar në mënyrë të pavarur gjatë procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes së aplikimeve dhe nuk ka pranuar asnjë ndërhyrje apo ndikim nga persona të tretë në këtë proces”, thuhet në përgjigjen e MINTI-t, për Reporteri.net.

Ministria ka shtuar se nuk mbledh të dhëna për marrëdhënie familjare apo afërsi politike të aplikuesve, por se procesi është zhvilluar në përputhje me legjislacionin dhe kriteret e thirrjes publike.

Lista preliminare e renditjes së 23 bizneseve përfituese të fazës së dytë të granteve në sektorin e Industrive Kreative, u publikua më 2 korrik, nga KIESA, dhe palëve iu dhanë 8 ditë afat për ankesë. /Reporteri

JU REKOMANDOJMË

Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad

Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad
27/07/2026 - 15:17

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ministrin e Deleguar për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad. Mediat janë lejuar të...

Më shumëDetails

“Distancohu Albin!”, Jupolli i bën thirrje publike Kurtit: Mos i le pshu**** me u fsheh mas emnit tand

“Distancohu Albin!”, Jupolli i bën thirrje publike Kurtit: Mos i le pshu**** me u fsheh mas emnit tand
27/07/2026 - 14:33

Autori i emisionit “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Fidan Jupolli, i ka bërë thirrje publike kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të distancohet nga profilet e rreme,...

Më shumëDetails

10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj
27/07/2026 - 13:27

Kur dikush thotë se është me profesion doktor, presupozohet se është edhe intelektuali, i matur dhe i sjellëm. Por jo krejt këto cilësi del se i ka stomatologu,...

Më shumëDetails

Vëllai biznesmen i ish-drejtorit të Bali Muharremajt sërish aktakuzë, kësaj radhe për keqpërdorime në lapidar- I akuzuar edhe një ish-drejtor tjetër

Vëllai biznesmen i ish-drejtorit të Bali Muharremajt sërish aktakuzë, kësaj radhe për keqpërdorime në lapidar- I akuzuar edhe një ish-drejtor tjetër
27/07/2026 - 12:59

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Beqir Berishës, ish-drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Suharekës, dhe Abedin Maliqaj, person përgjegjës i operatorit ekonomik...

Më shumëDetails

Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, dëshmia e gruas: E gjeta babanë të mbuluar me gjak…

Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, dëshmia e gruas: E gjeta babanë të mbuluar me gjak…
27/07/2026 - 12:57

Mediat në Shqipëri tashmë kanë zbuluar detaje nga dëshmia e Rozalinda Plakës, ish-të fejuarës së Refit Buzit, i cili tre ditë më parë vrau prindërit e saj, e...

Më shumëDetails

“Zhduket” profili i famshëm fals Jona Çitaku pas denoncimit të “Lule Gjeli”

“Zhduket” profili i famshëm fals Jona Çitaku pas denoncimit të “Lule Gjeli”
27/07/2026 - 12:20

Profili i famshëm fals me audiencë të gjerë që mbështeste iniciativat e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Jona Çitaku, është “zhdukur” nga Facebook-u. Çitaku, e cila mbante një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro

    “AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Meteo Kosova: RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë