Agon Kokaj, djali i ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, është emëruar ushtrues detyre i dekanit të Fakultetit të Shkencave Aplikative në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Vendimi është marrë sot (28 korrik) nga rektori i Universitetit, Drilon Bunjaku.
Sipas arsyetimit të rektorit Bunjaku, vendimi “ka qenë i nevojshëm për të pasur një vazhdim të sigurimit të stabilitetit menaxherial, koordinimit institucional dhe përmbushjes së obligimeve akadaemike, administrtive dhe të sigurimit të cilësisë”.
Kokaj do të ushtrojë këtë pozitë deri më 27 janar të vitit të ardhshëm.















