Klubi e konsideron 25-vjeçarin një nga shtyllat kryesore të projektit afatgjatë dhe është i bindur se bisedimet për rinovimin e kontratës do të përfundojnë me sukses.
Vinicius ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit në sezonet e fundit, duke kontribuar me gola dhe asistime në sukseset e ekipit si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Edhe pse interesimi nga klube të tjera vazhdon të përmendet , qëndrimi i Real Madridit mbetet i pandryshuar: Vinicius Junior nuk është në shitje dhe klubi është i sigurt se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës për shumë vite.











