Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot do të mbajnë konferencë për media.
Kjo konferencë pritet të mbahet nga ora 10:00, në ndërtesën e Qeverisë.
Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë nuk e ka bërë të ditur arsyen e kësaj konference.
Kujtojmë që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) më 25 gusht ka shpallur grevë të përgjithshmë të të punësuarve për realizimin e kërkesave të tyre në rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit nga 100 euro deri në mmiratimin e Ligjit të Pagave.













