Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përse Marc Cucurella i mban gjithmonë flokët e lëshuar? Arsyeja prekëse

29/07/2026 - 10:12
në Sport
A A
Përse Marc Cucurella i mban gjithmonë flokët e lëshuar? Arsyeja prekëse
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbrojtësi spanjoll, Marc Cucurella, ka zbuluar historinë emocionuese që fshihet pas një prej tipareve të tij më të njohura, flokëve të gjatë kaçurrela, të cilët nuk i lidh kurrë gjatë ndeshjeve.

Arsyeja lidhet me djalin e tij, Mateo, i cili është diagnostikuar me autizëm.

Sipas futbollistit, flokët e lëshuar e ndihmojnë djalin ta njohë më lehtë në fushë, duke i dhënë një ndjenjë sigurie gjatë ndeshjeve.

Në një intervistë dhe dokumentar, Cucurella foli me emocione për sfidat që ai dhe partnerja e tij, Claudia Rodriguez, kanë përjetuar pas diagnozës së Mateos.

Ai pranoi se si prindër nuk ishin të përgatitur për një situatë të tillë dhe u është dashur të mësojnë gjithçka nga e para për autizmin dhe nevojat e djalit të tyre.

Një nga momentet më të vështira për familjen ishte periudha kur Mateo ndiqte një shkollë të zakonshme.

Sipas Cucurellës, djali kthehej shpesh në shtëpi duke qarë, ndërsa në disa raste prindërit detyroheshin ta merrnin vetëm pak orë pasi kishte hyrë në mësim.

Edhe partnerja e tij ka treguar se shpesh largoheshin nga shkolla me lot në sy, duke e parë sa i vështirë ishte përshtatja për të.

Çifti zbuloi gjithashtu se pas diagnozës nuk morën mbështetjen e nevojshme dhe u detyruan të informoheshin vetë për mënyrën më të mirë të kujdesit ndaj Mateos.

Për këtë arsye, çdo vendim familjar nga pushimet, shkolla, terapitë e deri te transferimet e mundshme në karrierën e Cucurellës merret duke pasur në qendër mirëqenien e djalit të tyre.

Marc me partneren e tij

Futbollisti ka treguar se, sa herë një klub shfaq interes për ta transferuar, familja fillimisht verifikon nëse qyteti ofron shkolla dhe shërbime të përshtatshme terapeutike për Mateon.

Ai theksoi se familja është gjithmonë prioriteti i tij dhe se vetëm kur ata janë mirë, ai mund të japë maksimumin edhe në fushë.

Marc Cucurella dhe Claudia Rodriguez, të cilët janë gjithashtu prindër të Rio dhe Bella, thonë se Mateo ua ka ndryshuar plotësisht mënyrën se si e shohin jetën.

Futbollisti shprehet se çdo hap i vogël përpara që bën djali i tyre u sjell një gëzim të jashtëzakonshëm dhe shpreson që, duke ndarë historinë e familjes së tij, të inkurajojë edhe prindërit e tjerë që po rrisin fëmijë me autizëm.

JU REKOMANDOJMË

Probleme me zemrën, Laporta përfundon në spital: Më është rikthyer aritmia

Probleme me zemrën, Laporta përfundon në spital: Më është rikthyer aritmia
29/07/2026 - 11:11

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka kaluar një problem shëndetësor pasi u shtrua në spital për shkak të një aritmie kardiake. Lajmin e ka bërë të ditur...

Më shumëDetails

Kosova debuton në Kampionatin Evropian Ekipor të Golfit

Kosova debuton në Kampionatin Evropian Ekipor të Golfit
29/07/2026 - 09:45

Sot nis gara e European Team Shield Championship – Malta 2026, kampionati evropian ekipor i golfit që organizohet nën ombrellën e European Golf Association (EGA), ku Kosova do...

Më shumëDetails

Real Madridi merr vendim për Vinicius Junior, braziliani nuk është në shitje

Real Madridi merr vendim për Vinicius Junior, braziliani nuk është në shitje
28/07/2026 - 19:00

Real Madridi nuk ka asnjë plan për të shitur Vinicius Juniorin dhe mbetet i bindur se ylli brazilian do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin, sipas...

Më shumëDetails

Akuzat për kurdisje, reagon për herë të parë menaxheri i Kristian Prengës

Akuzat për kurdisje, reagon për herë të parë menaxheri i Kristian Prengës
28/07/2026 - 17:48

Menaxheri i Kristian Prengës, Keith Sullivan, ka reaguar ndaj teorive të përhapura pas humbjes së boksierit shqiptar ndaj Anthony Joshuas, duke mohuar çdo mundësi për ndikim të jashtëm...

Më shumëDetails

Zyrtare: Roberto Mancini rikthehet në krye të Kombëtares së Italisë

Zyrtare: Roberto Mancini rikthehet në krye të Kombëtares së Italisë
28/07/2026 - 17:30

Roberto Mancini është zyrtarisht trajneri i ri i Italisë, duke u rikthyer në krye të “Azzurrëve” pas tre vitesh, ndërsa Claudio Ranieri është emëruar drejtor teknik i Club...

Më shumëDetails

IFAB-ja e konfirmon: Embolo nuk duhej të përjashtohej ndaj Argjentinës, ndërhyrja e VAR-it ishte e gabuar

IFAB-ja e konfirmon: Embolo nuk duhej të përjashtohej ndaj Argjentinës, ndërhyrja e VAR-it ishte e gabuar
28/07/2026 - 13:09

Një nga momentet më të diskutueshme të çerekfinales së Kupës së Botës mes Zvicrës dhe Argjentinës ka marrë një zhvillim të ri. Bordi Ndërkombëtar i Shoqatave të Futbollit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Distancohet familja Gjinovci: Informacionet për lidhje me Arkanin lidhen me anën e dajëve të Rronit, jo me ne

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë