Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiri, i kërkuar nga SPAK-u

29/07/2026 - 11:42
në Lajme
A A
Arrestohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiri, i kërkuar nga SPAK-u
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Shtetit në Shqipëri njoftoi se biznesmeni Ermal Beqiri është arrestuar në Francë. Ai është i shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK). Beqiri pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Beqiri është pjesë e një prej dosjeve më të rëndësishme hetimore në Shqipëri, që lidhet me dyshimet për abuzime me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

AKSHI është institucioni qendror që administron dhe zhvillon infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të Qeverisë shqiptare, përfshirë platformën e-Albania, sistemet elektronike shtetërore dhe ndërveprimin mes bazave të të dhënave të institucioneve publike. Agjencia mbikëqyret drejtpërdrejt nga kryeministri i Shqipërisë.

Për këtë dosje janë vendosur masa sigurie ndaj tetë personave, mes tyre edhe ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Më 16 dhjetor 2025, ndaj saj u vendos fillimisht masa e sigurisë “arrest shtëpiak”, ndërsa në shkurt të këtij viti ajo dha dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Masa e sigurisë ndaj Karçanajt u zbut më pas nga Gjykata e Lartë, në detyrim paraqitje, ndërsa në fuqi është masa ndaj saj që ia ndalon daljen nga shteti pa autorizim.

Sipas SPAK-ut, Karçanaj dyshohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë”, të kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të “një grupi të strukturuar kriminal” Prokuroria pretendon se, në cilësinë e drejtoreshës së AKSHI-t, ajo ka pasur rol në procedurat e prokurimit publik dhe në favorizimin e kompanive të caktuara në disa tenderë të agjencisë. Nën hetim për të njëjtat akuza është edhe ish-zëvendësdrejtuesja e AKSHI-t.

Sipas SPAK, dy personat e tjerë me role të rëndësishme në hetim janë biznesmenët Ermal Beqiri, i cili pritet të ekstradohet në Shqipëri, dhe Ergys Agasi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Katër personat e tjerë të përfshirë në hetim lidhen me kompani private, procedurat e tenderëve dhe elementë të tjerë të skemës së dyshuar.

Ndaj Ermal Beqirit është caktuar masa e arrestit me burg, në mungesë. Ai dyshohet për veprat penale “konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “heqje e paligjshme e lirisë”, “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, vepra të kryera në formën e “grupit të strukturuar kriminal”, si dhe “pastrim parash”.

Më 21 prill 2026, SPAK njoftoi sekuestrimin e 52 pasurive dhe llogarive bankare me vlerë mbi 40 milionë euro. Pasuritë lidhen me Mirlinda Karçanajn, Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe persona të tjerë që janë nën hetim. Mes pasurive të sekuestruara janë banesa në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, troje, sipërfaqe toke, llogari bankare dhe një jaht në pronësi të Beqirit.

Ermal Beqiri kontrollonte disa shoqëri në sektorin e teknologjisë, por kompania kryesore që del në qendër të hetimit për tenderët e AKSHI-t është “Soft & Solution”, e cila dyshohet të ketë përfituar kontrata publike nga ky institucion.

Një nga episodet më të rënda të hetimit ndaj Beqirit lidhet me rastin e pengmarrjes së një biznesmeni. Sipas SPAK-ut, ai dyshohet se ka ushtruar presion në kuadër të një konflikti për konkurrencën në tregun e teknologjisë dhe tenderëve publikë. Biznesmeni që u mor peng kishte paraqitur ankesa për procedurat e ndjekura në disa tenderë. Për këtë, Beqiri përballet edhe me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë dhe konkurrencës së paligjshme përmes dhunës.

Dosja AKSHI-t nuk preku vetëm drejtuesit e agjencisë dhe bizneset private, por solli edhe pezullimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, i cili u përfshi në hetimin e SPAK-ut lidhur me këtë çështje. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë publike hollësi mbi rolin konkret që dyshohet se ka pasur ai në episodet nën hetim.

Sipas mediave franceze, Ermal Beqiri u arrestua në Francë pasi avioni i vogël që ai pilotonte kaloi mbi zonën e ndjeshme të centralit bërthamor Penly, në Seine-Maritime, duke shkelur kufirin e lejuar të fluturimit. Autoritetet franceze e shoqëruan avionin drejt aeroportit Albert, ku Beqiri u ndalua.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën edhe tre pajisje gjurmuese AirTag. Pas verifikimit të identitetit, autoritetet franceze konstatuan se ai ishte person në kërkim nga Shqipëria për dosjen AKSHI-it. Ai u dënua në Francë me gjobë dhe dënim me kusht për fluturim të paligjshëm dhe tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Policia tha se të mërkurën Beqiri pritet të dalë para Gjykatës Penale të Amiens në Francë, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij dhe do të vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë./REL/

JU REKOMANDOJMË

Kurti s’pranon pyetje rreth zhvillimeve për formimin e institucioneve: S’kam mundësi, kam takim

Kurti s’pranon pyetje rreth zhvillimeve për formimin e institucioneve: S’kam mundësi, kam takim
29/07/2026 - 12:43

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të flasë për situatën aktuale politike në vend. I pyetur për zhvillimet politike dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje...

Më shumëDetails

Prokurorisë i rrëzohet pjesërisht argumenti për rrezik të arratisjes së Rexhep Selimit, por Haga merr vendim për vazhdimin e paraburgimit

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit
29/07/2026 - 12:25

Gjykata e Hagës ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin duke konsideruar se ekziston rreziku për ndërhyrje në proces dhe për kryerje të krimeve të...

Më shumëDetails

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

“Kosova, më e madhe se kryeministri”, Maliqi – Kurtit: Ndaje pushtetin ose lësho postin
29/07/2026 - 12:14

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e raportit për krimet e luftës.Përpara të pranishmëve, Kurti tha se gjetjet e këtij raporti...

Më shumëDetails

Rama i reagon Alban Krasniqit: Jeni fatkeqësia e këtij vendi – më quajte vrasës, do të përballesh me padi

Rama i reagon Alban Krasniqit: Jeni fatkeqësia e këtij vendi – më quajte vrasës, do të përballesh me padi
29/07/2026 - 11:57

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi, Alban Krasniqit, anëtar i VV-së dhe bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Hahxhiu e ka quajtur “vrasës”, sot...

Më shumëDetails

Ky është drejtori i “Vëllezërit Asllani”, Egzon Elshani, që u ndalua nga policia pas tragjedisë ku humbi jetën një punëtor

Ky është drejtori i “Vëllezërit Asllani”, Egzon Elshani, që u ndalua nga policia pas tragjedisë ku humbi jetën një punëtor
29/07/2026 - 11:10

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ndaluar tre persona në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi dje në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” në...

Më shumëDetails

Acarohen raportet brenda LDK, Gecaj ia kthen Havollit: Ishte njeriu më i afërt me PDK-në

Acarohen raportet brenda LDK, Gecaj ia kthen Havollit: Ishte njeriu më i afërt me PDK-në
29/07/2026 - 10:19

Ndasitë në Lidhjen Demokratike të Kosovës vazhdojnë të thellohen në prag të mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm ku pritet të vendoset për lidershipin e ri të partisë. Të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Distancohet familja Gjinovci: Informacionet për lidhje me Arkanin lidhen me anën e dajëve të Rronit, jo me ne

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë