Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Baktere në sos të bardhë dhe vezë të dyshimta- Çka gjeti AUV’i gjatë inspektimit që iu bë “Sach Pizza” pas rasteve të helmimit?

29/07/2026 - 16:05
në Lajme
A A
Baktere në sos të bardhë dhe vezë të dyshimta- Çka gjeti AUV’i gjatë inspektimit që iu bë “Sach Pizza” pas rasteve të helmimit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Pas mbi 70 rasteve të helmimit si pasojë e ushqimit të ngrënë në “Sach Pizza”, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shkuar nëpër depo të kësaj kompanie për të bërë inspektimin e ushqimit. Në tri inspektime të kryera brenda një jave, inspektorët e ushqimit kanë gjetur disa vezë të dyshimta dhe bakterie koagulazë në sos të bardhë.

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë procesverbalet e inspektimeve të kryera nga inspektorët e AUV-it më datën 14, 22 dhe 24 korrik të këtij viti. Inspektimi ka filluar të bëhet nga AUV’i vetëm një ditë pas raportimeve për helmim të mbi 70 qytetarëve që kishin ngrënë nëpër pikat e “Sach Pizza”.

Më datën 14 korrik, inspektorët e AUV’it kishin inspektuar fabrikën e përpunimit të mishit të “Sach Pizza”. Përgjatë inspektimit, u konfirmua se operatori ekonomik posedon formularë të pranimit të lëndës së parë, raport të testimit të produkteve. Megjithatë, në procesverbal thuhet se janë vërejtur disa parregullsi, pa specifikuar se çka.

Më pas, inspektorët e AUV’it shkojnë të inspektojnë depotë e “Sach Pizza” më 22 korrik, ku gjatë inspektimit gjejnë se në një sasi të sosit të bardhë rezulton pozitiv në enzemën koagulazë. Koagulaza mund të shkaktojë helmim të ushqimit, ku brenda një deri në tetë orë fillojë simptomat. Në simptoma përfshihen të përziera dhe të vjella, dhimbje ose ngërçe barku, si dhe diarre.

Kësisoj, AUV merr vendim që “Sach Pizza” ta ndalojë prodhimin e produktit “sos i bardhë”.

“Do t’i përmbahem ndalesave dhe udhëzimeve të dhëna nga inspektorët, e pranoj procesverbalin pa vërejtje“, thuhet në procesverbalin e AUV’it, të cilin e ka parë Gazeta Insajderi.

Më 24 korrik, inspektorët e AUV’it shkojnë në inspektim sërish, ku në prezencë të tyre bëhet asgjësimi i 234 litrave sos të bardhë dhe 1070 kokrrave vezë të dyshimta.

“Gjatë kontrollit të produktit “sos i bardhë”, ku u gjend një sasi e asgjësueshme, e cila ishte e bllokuar, në prezencë tonë u largua nga depoja dhe u hodh në kamionin (mikser) të kompanisë. Kamioni, në prezencë të inspektorëve, e demoloi produktin. Po ashtu, kompania bëri asgjësimin edhe të vezëve të pulave“, thuhet ndër të tjera në procesverbalin e AUV’it, të datës 24 korrik.

Gazeta Insajderi iu është drejtuar me pyetje kompanisë për të marrë ndonjë koment lidhur me këto gjetje, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje.

Ministria e Shëndetësisë e kishte konfirmuar se në mostrat e marra nga pacientët që dyshohet se u helmuan pas konsumimit të ushqimit në “Sach Pizza” ishte identifikuar bakteri Salmonella, ndërsa në mostrate marra më pas nga ambientet e restoranteve nuk ishte gjetur prania e këtij bakteri.

“Në mostrat e pacientëve është konfirmuar bakteria Salmonella Enteritidis. Mostrat e ushqimit dhe strishot e ambientit kanë rezultuar negative”, u tha në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Gazetën Insajderi.

Megjithatë, MSH theksoi se mungesa e Salmonellës në mostrat e ushqimit të marra gjatë kontrollit nuk e përjashtonte mundësinë që burimi i infeksionit të ketë qenë ushqimi i kontaminuar më herët.

“Mungesa e Salmonellës në mostra në momentin e kontrollit nuk e përjashton mundësinë që burimi i infeksionit të ketë qenë ushqimi i kontaminuar më herët. Të dhënat epidemiologjike tregojnë lidhje të fortë me këtë operator”, u tha në përgjigje.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës deri më 14 korrik u identifikuan 74 raste helmimi të lidhura epidemiologjikisht me konsumimin e ushqimit në disa pika të “Sach Pizza”.

Nga këto raste, 29 pacientë u hospitalizuan, ndërsa 45 u trajtuan në mënyrë ambulatore. Pacientët kanë shfaqur simptoma si barkqitje, të vjella, ethe, temperaturë dhe plogështi.

Nga ana tjetër, Sach Pizza ka kundërshtuar pretendimet se ushqimi i saj ka qenë i kontaminuar. Në një deklaratë për media, kompania ka bërë të ditur se në mostrat ushqimore të analizuara nga institucionet kompetente nuk është identifikuar Salmonella.

JU REKOMANDOJMË

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
26/09/2026 - 00:49

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo...

Më shumëDetails

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
25/09/2026 - 23:04

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës...

Më shumëDetails

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë