Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ermal Sadiku, është deklaruar pak orë para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë.
Saiku dekaroi që partia e tij duhet të jetë proaktive ndaj pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sot, partia që më dha mundësinë të garoj për deputet dhe të cilën e kam zgjedhur për shkak të bindjeve të mia ideologjike, po kalon nëpër një proces të rëndësishëm, por thellësisht demokratik.Një pjesë e delegatëve kanë kërkuar ndryshim në udhëheqjen e partisë, përkatësisht largimin e kryetarit. Kjo nuk është diçka e pazakontë. Përkundrazi, është një proces normal që ndodh në shumë demokraci evropiane, ku drejtimi i partisë vendoset nga vullneti i delegatëve”,deklaroi Sadiku.
Ai po ashtu tha se për këtë arsye, me aq zë sa ka si deputet, i fton dhe i lut të gjithë delegatët që të votojnë sipas bindjeve të tyre personale dhe sipas vizionit që secili kandidat paraqet për të ardhmen e LDK-së.










