Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot me fillim nga ora 18:00 mban Kuvendin e Jashtëzakonshëm ku po kërkohet largimi i Lumir Abdixhikut nga drejtimi i këtij subjekti politik.
Kërkesa e delegatëve për largimin e Abdixhikut erdhi pas humbjes së LDK-së në tre pal zgjedhje me radhë.
Në lidhje me mbajtjen e këtij Kuvendi ka folur për “Gazeta Blic, profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.
Spahiu tha se nuk dihet saktësisht çfarë do të ndodhë sot por se është një moment kyç për historinë e vendit.
Ai potencoi se nuk është vetëm ‘shkarkim i një kryetari por se është momenti kur historia politike e vendit do të marr një drejtim apo një tjetër’
“Nuk e di a mund të shkarkohet Abdixhiku. Është një moment kyq për historinë e vendit. Nuk është vetëm shkarkim apo jo i një kryetari të partisë është momenti kur historia politike e vendit do të marr një drejtim apo një tjetër” deklaroi Spahiu.
Spahiu mendon se numri i votave vendimtare do të jetë shumë i vogël.
“Mendoj se numri i votave vendimtare do të jetë shumë i vogël. Zakonisht kështu ndodh. Sa më i vogël numri i votave vendimtare aq më e madhe kthesa. P.sh. Lumiri mund të shkarkohet apo të mos shkarkohet me diferencën e një vote por mund të shkarkohet ose mos shkarkohet me diferencën e 100 votave. Në cilindo rast kthesa do të jetë më e madhe nëse diferenca është 1 votë e jo 100 vota” deklaroi Nexhmedin Spahiu në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.












