Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak, paratë konfiskohen përkohësisht

30/07/2026 - 15:06
në Lajme
A A
Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak, paratë konfiskohen përkohësisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Dogana e Kosovës, ka zbuluar rreth 13 mijë euro të padeklaruara, në pikën kufitare në Bërnjak.

Në njoftimin e Doganës, shtohet se, shtetasi i huaj, gjatë hyrjes në Kosovë, është intervistuar nga zyrtari doganor lidhur me posedimin e mjeteve monetare apo mallrave që kishte për të deklaruar, ku i njëjti ka deklaruar se nuk kishte mjete monetare apo mallra për të deklaruar.

‘’ Bazuar në dyshimet e krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë realizuar kontrollin e automjetit dhe kontrollin personal të udhëtarit. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej rreth 13,000 euro, të cilat nuk ishin deklaruar, duke tejkaluar pragun ligjor prej 10,000 euro’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟏𝟑 𝐦𝐢𝐣ë 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐦𝐨𝐧𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚

Bërnjak, 30 korrik 2026 – Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve në pikën e kalimit kufitar në Bërnjak, ka zbuluar rreth 13,000 euro mjete monetare të padeklaruara, në kundërshtim me detyrimin ligjor për deklarimin e mjeteve monetare mbi pragun prej 10,000 euro.

Gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, një shtetas i huaj është intervistuar nga zyrtari doganor lidhur me posedimin e mjeteve monetare apo mallrave që kishte për të deklaruar. I njëjti ka deklaruar se nuk kishte mjete monetare apo mallra për të deklaruar.

Bazuar në dyshimet e krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë realizuar kontrollin e automjetit dhe kontrollin personal të udhëtarit. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej rreth 13,000 euro, të cilat nuk ishin deklaruar, duke tejkaluar pragun ligjor prej 10,000 euro.

Për rastin janë ndërmarrë procedurat administrative të parapara me legjislacionin në fuqi, ndërsa mjetet monetare janë ndaluar dhe konfiskuar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave për verifikimin dhe dokumentimin e prejardhjes së tyre.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e qarkullimit të mjeteve monetare të padeklaruara dhe çdo forme tjetër të veprimtarisë së kundërligjshme në kufi. Përmes kontrolleve të vazhdueshme dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi, Dogana e Kosovës kontribuon në mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës dhe në garantimin e sigurisë dhe integritetit të kufirit doganor.

JU REKOMANDOJMË

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
26/09/2026 - 00:49

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo...

Më shumëDetails

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
25/09/2026 - 23:04

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës...

Më shumëDetails

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë