Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE-ja vendos rregulla të reja për AI

30/07/2026 - 15:25
në Tech
A A
BE-ja vendos rregulla të reja për AI
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian do të nisë më 2 gusht zbatimin e rregullave të reja për transparencën e inteligjencës artificiale, duke detyruar kompanitë që të identifikojnë qartë çdo përmbajtje të krijuar ose të manipuluar me AI.

Këto masa janë pjesë e Aktit Evropian për Inteligjencën Artificiale (AI Act), i cili po hyn në fuqi në mënyrë graduale.

Sipas rregullave të reja, chatbot-et duhet të identifikohen qartë si sisteme të inteligjencës artificiale. Po ashtu, imazhet, videot, tekstet dhe materialet audio të krijuara ose të manipuluara me AI duhet të pajisen me etiketa ose shenja digjitale, si watermark-et, që mundësojnë identifikimin e tyre. Kompanitë që nuk respektojnë këto detyrime mund të përballen me gjoba të larta.

Komisioni Evropian vlerëson se zhvillimi i inteligjencës artificiale gjeneruese ka rritur ndjeshëm rrezikun e dezinformimit, pasi përmbajtje të rreme mund të krijohen dhe të shpërndahen me shpejtësi në shkallë të gjerë.

Shqetësim i veçantë mbeten edhe “deepfake”-et, materiale që duken autentike, por janë krijuar ose manipuluar nga inteligjenca artificiale.

Rregullat e reja zbatohen për përmbajtjet e krijuara për qëllime profesionale, ndërsa përdorimi personal i inteligjencës artificiale nuk preket.

Edhe përmbajtjet informuese për çështje me interes publik do të duhet të etiketohen, nëse janë gjeneruar nga AI pa mbikëqyrje editoriale njerëzore.

Sistemet ekzistuese do të kenë afat deri më 2 dhjetor për t’u përshtatur me kërkesat e reja. Nga këto detyrime përjashtohen veprat artistike, krijimet satirike dhe përmbajtjet e zhanrit fiksion.

Ndërkohë, disa nga platformat më të mëdha teknologjike kanë nisur tashmë zbatimin e praktikave të tilla.

TikTok kërkon prej vitesh etiketimin e përmbajtjeve të krijuara me AI, Meta përdor etiketën “AI Info” në Facebook dhe Instagram, ndërsa Google ka nënshkruar Kodin Evropian të Transparencës dhe po bashkëpunon me kompani si OpenAI, Nvidia dhe Apple për zhvillimin e standardeve të përbashkëta për identifikimin e përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

JU REKOMANDOJMË

Alarm për AI-në: Rriten rastet kur inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit

Alarm për AI-në: Rriten rastet kur inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit
01/09/2026 - 21:22

Rastet kur sistemet e inteligjencës artificiale veprojnë jashtë kontrollit të përdoruesve janë rritur ndjeshëm, duke ngritur shqetësime të reja për sigurinë e AI-së. Sipas një analize të Loss...

Më shumëDetails

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi
28/08/2026 - 23:05

Teknologjia ndërhyri aty ku edhe një milimetër mund të ndryshonte gjithçka Një burrë në Britaninë e Madhe është bërë pacienti i parë në botë që iu nënshtrua një...

Më shumëDetails

Rreziqet e AI-së, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të

Rreziqet e AI-së, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të
25/08/2026 - 20:16

Nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian për sovranitetin teknologjik, sigurinë dhe demokracinë, Henna Virkkunen, paralajmëroi të martën për rreziqet që lidhen me zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale dhe...

Më shumëDetails

OpenAI po lanson ChatGPT-në për adoleshentë

OpenAI po lanson ChatGPT-në për adoleshentë
20/08/2026 - 14:36

OpenAI po lanson një version të ChatGPT të krijuar posaçërisht për adoleshentët, brezi i parë që po rritet me inteligjencën artificiale, të cilët tashmë po e përdorin për...

Më shumëDetails

Instagram-i ndryshon logon, drejtori tregon përse

Instagram-i ndryshon logon, drejtori tregon përse
15/08/2026 - 20:57

Gjiganti Meta ka prezantuar zyrtarisht logon e re të platformës Instagram — ndryshimi i saj i parë vizual në dhjetë vitet e fundit. Drejtori i Instagram-it, Adam Mosseri,...

Më shumëDetails

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse
10/08/2026 - 13:33

Apple po përballet me rritje të kostove të memories DRAM, pasi prodhuesit po i japin përparësi qendrave të të dhënave për AI. Pas rritjes së çmimeve të Mac,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë