Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti shkruan në “X” për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

30/07/2026 - 15:47
në Lajme
A A
Kurti shkruan në “X” për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në platformën sociale ‘’X’’, është deklaruar rreth gërmimeve që po bëhen në fshatin Kalludër, në komunën e Zubin Potokut, mbi dyshimet për varrezë masive.

Kurti, në postimin e tij ka thënë se, edhe pas më shumë se një çerek shekulli pas përfundimit të luftës së viteve 1998–1999, ankthi vazhdon për familjet e 1,565 personave të zhdukur me dhunë, përfshirë mbi 100 fëmijë.

‘’Pengimi i vazhdueshëm nga Serbia i përpjekjeve për të zbardhur fatin e këtyre njerëzve të pafajshëm nuk do ta ndalë Republikën e Kosovës në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë’’, ka thënë Kurti mes tjerash.

Postimi:

Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë nisur gërmimet në një varrezë masive në fshatin Kalludër, në komunën e Zubin Potokut. Dyshohet se në këtë varrezë ndodhen mbetjet mortore të fshehura prej kohësh të një grupi prej 23 intelektualësh nga Mitrovica – mjekë, profesorë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut – të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën më 19 prill 1999.

Më shumë se një çerek shekulli pas përfundimit të luftës së viteve 1998–1999, ankthi vazhdon për familjet e 1,565 personave të zhdukur me dhunë, përfshirë mbi 100 fëmijë. Pengimi i vazhdueshëm nga Serbia i përpjekjeve për të zbardhur fatin e këtyre njerëzve të pafajshëm nuk do ta ndalë Republikën e Kosovës në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë. Ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të gjetur çdo person të zhdukur, për të zbuluar çdo varrezë të fshehur dhe për t’i vënë para përgjegjësisë ata që janë përgjegjës, në mënyrë që familjet e të zhdukurve të gjejnë më në fund një masë paqeje dhe ngushëllimi.

 

JU REKOMANDOJMË

Kryeshefi Mujka: “Jezero” u rrënua pasi pronarët nuk reaguan ndaj paralajmërimeve

Kryeshefi Mujka: “Jezero” u rrënua pasi pronarët nuk reaguan ndaj paralajmërimeve
30/07/2026 - 16:41

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër Lepenci”, Faruk Mujka, ka thënë se rrënimi i objektit të njohur si mini hoteli “Jezero” në zonën e Ujmanit është pjesë e një...

Më shumëDetails

Aktakuzë ndaj 6 personave, Prokuroria: Kishin plan për vrasje të një personi e sulme me armë zjarri ndaj bizneseve të tij

Prokuroria Speciale: KE-ja vlerëson luftën kundër krimit e korrupsionit
30/07/2026 - 16:39

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka dorëzuar një aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve, të cilët dyshohet se kishin qenë duke përgatitur një vrasje të rëndë. Prokuroria i...

Më shumëDetails

Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së
30/07/2026 - 16:23

Në adresë të Gazetës Insajderi ka ardhë një letër që pretendohet se përmban udhëzime për mënyrën e votimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, ku pritet të diskutohet...

Më shumëDetails

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Përparim Rama për mësimin tërëditor: Ky nuk është veç një projekt arsimor, është investim në gjeneratën që po rrit qytetin tonë
30/07/2026 - 16:11

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij në ‘facebook’, duke thënë se e gjithë makineria e propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje është...

Më shumëDetails

Sadiku: Kushdo që e merr udhëheqjen e LDK-së, të jetë opozitë e zëshme ndaj pushtetit të VV-së

Kapiteni i Algjerisë: Ishte e vështirë, luajtëm ndaj lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave
30/07/2026 - 16:07

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ermal Sadiku, është deklaruar pak orë para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë. Saiku dekaroi që partia e tij duhet të jetë proaktive ndaj...

Më shumëDetails

Ftesat e Abdixhikut “zbulojnë” vendin ku do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK

Ftesat e Abdixhikut “zbulojnë” vendin ku do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK
30/07/2026 - 15:23

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun nga pozita e kryetarit apo do ta konfirmojë atë në krye të partisë. Delegatët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ekskluzive: Pasi KRU Mitrovica shkyçi nga rrjeti pantinasi I.Sh. gjuan me armë në ajër

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë