Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këta janë të dyshuarit që tentuan ta shesin me dokumente të falsifikuara pronën 2-hektarëshe në Fushë Kosovë për 1.55 milion euro

31/07/2026 - 09:13
në Kryesore, Lajme
A A
Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë, dyshohet se vodhën veturën e një klubi sportiv
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është mësuar identiteti i tre personave që dyshohen se ishin pjesë e një skeme të organizuar mashtrimi, përmes së cilës u tentua të tjetërsohej dhe shitej një pronë në vlerë prej 1 milion e 550 mijë eurosh në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuarit janë:

  • Erdall Muhaxheri rreth 26-vjeç
  • Nexhdet Kida rreth 51-vjeç
  • Agron Mrasori rreth 36-vjeç

Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ata dyshohet se, në bashkëkryerje me persona të arrestuar më herët në të njëjtin rast, kanë përdorur pasaportë të falsifikuar të Republikës së Serbisë, letërnjoftim dhe dokumente të tjera të falsifikuara, duke paraqitur një person me identitet të rremë si pronar legjitim të një parcele prej rreth 2 hektarësh në Sllatinë.

Sipas dosjes hetimore, prona ishte planifikuar të shitej përmes një noterie në Prishtinë, ndërsa blerësit dyshohet se do të mashtroheshin se dokumentacioni ishte i rregullt. Në këmbim të shitjes, grupi synonte të përfitonte 1,550,000 euro.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se të dyshuarit dyshohet se kanë ndihmuar në hapjen e një xhirollogarie në Credins Bank, duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe identitet të rremë, me qëllim realizimin e transaksionit.

Ndaj tyre janë iniciuar hetime për veprat penale, Mashtrim, Falsifikim të dokumenteve dhe Legalizim të përmbajtjes së rreme, të kryera në formë të bashkëkryerjes dhe ndihmës.

Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Erdall Muhaxheri dhe Nexhdet Kida janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Agron Mrasori është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Endrit Thaçi mbështet protestën e nesërme të OVL’së

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi
17/09/2026 - 17:27

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë për nesër, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe...

Më shumëDetails

“Qe ku është hajni, mashtruesi”, Hysni Gucati e politizion protestën duke hedhur akuza ndaj Kurtit

“Qe ku është hajni, mashtruesi”, Hysni Gucati e politizion protestën duke hedhur akuza ndaj Kurtit
17/09/2026 - 17:18

OVL UÇK ka bërë prezantimin e një platforme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Para nisjes së konfernecës, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati shihej duke bashkbiseduar me disa...

Më shumëDetails

Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

Cakolli: Qeveria në detyrë s’ka mandat të miratojë buxhet, është lojë politike e menduar mirë
17/09/2026 - 17:03

Eugen Cakolli, duke reaguar lidhur me vendimin dënues të speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së, ka thënë se është e papranueshme që, më shumë se një ditë pas aktgjykimit...

Më shumëDetails

Tragjedi në Velipojë, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në det

Tragjedi në Velipojë, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në det
17/09/2026 - 16:42

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Velipojë, në zonën e “Plazhit të Vogël”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Sipas informacionit paraprak të...

Më shumëDetails

“KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

“KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz
17/09/2026 - 16:36

Pas vendimit të djeshëm nga Gjykata Speciale për katër ish krerët e UÇK-së, ka munguar reagimi nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla - Schwarz, shkruan Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Spiropali pas vendimit të Hagës: “Aktgjykimi mund të shtrembërojë historinë, Shqipëria dhe Kosova duhet të flasin me një zë”

Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë
17/09/2026 - 16:23

Elisa Spiropali ka reaguar në seancën plenare pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në fjalën e saj, Spiropali e lidhi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë