Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këta janë të dyshuarit që tentuan ta shesin me dokumente të falsifikuara pronën 2-hektarëshe në Fushë Kosovë për 1.55 milion euro

31/07/2026 - 09:13
në Kryesore, Lajme
A A
Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë, dyshohet se vodhën veturën e një klubi sportiv
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është mësuar identiteti i tre personave që dyshohen se ishin pjesë e një skeme të organizuar mashtrimi, përmes së cilës u tentua të tjetërsohej dhe shitej një pronë në vlerë prej 1 milion e 550 mijë eurosh në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuarit janë:

  • Erdall Muhaxheri rreth 26-vjeç
  • Nexhdet Kida rreth 51-vjeç
  • Agron Mrasori rreth 36-vjeç

Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ata dyshohet se, në bashkëkryerje me persona të arrestuar më herët në të njëjtin rast, kanë përdorur pasaportë të falsifikuar të Republikës së Serbisë, letërnjoftim dhe dokumente të tjera të falsifikuara, duke paraqitur një person me identitet të rremë si pronar legjitim të një parcele prej rreth 2 hektarësh në Sllatinë.

Sipas dosjes hetimore, prona ishte planifikuar të shitej përmes një noterie në Prishtinë, ndërsa blerësit dyshohet se do të mashtroheshin se dokumentacioni ishte i rregullt. Në këmbim të shitjes, grupi synonte të përfitonte 1,550,000 euro.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se të dyshuarit dyshohet se kanë ndihmuar në hapjen e një xhirollogarie në Credins Bank, duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe identitet të rremë, me qëllim realizimin e transaksionit.

Ndaj tyre janë iniciuar hetime për veprat penale, Mashtrim, Falsifikim të dokumenteve dhe Legalizim të përmbajtjes së rreme, të kryera në formë të bashkëkryerjes dhe ndihmës.

Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Erdall Muhaxheri dhe Nexhdet Kida janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Agron Mrasori është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Rama: Verdikti i padrejtë, por beteja nuk përfundon këtu

Rama: Verdikti i padrejtë, por beteja nuk përfundon këtu
16/09/2026 - 15:38

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar...

Më shumëDetails

“Shkojmë në shesh”, protestuesit largohen nga objekti i EULEX-it

“Shkojmë në shesh”, protestuesit largohen nga objekti i EULEX-it
16/09/2026 - 15:24

Në mesin e protestuesve është dëgjuar një thirrje për vazhdimin e protestës në shesh, ku në koordinim me policinë e Kosovës, protestuesit kanë bërë thirrje që të largohen...

Më shumëDetails

Kurti në fjalimin e tij përmend disa herë Apelin, lë të kuptohet se nuk do të ndërmerret asgjë për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Kurti në fjalimin e tij përmend disa herë Apelin, lë të kuptohet se nuk do të ndërmerret asgjë për zhbërjen e Gjykatës Speciale
16/09/2026 - 15:12

Gjykata Speciale, përkatësishs trupi gjykues nën drejtimin e gjyqtarit Smith, sot ka nxjerrë aktgjykim dënues ndaj 4 ish krerëve të UÇK-së duke i dënuar me burgim nga 25...

Më shumëDetails

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?
16/09/2026 - 15:01

Pas dënimit të sotëm të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, vëmendja kalon tërësisht te Paneli i Apelit. Në historinë e...

Më shumëDetails

Bllokohet rruga Prishtinë–Fushë Kosovë

Punëtori bie nga lartësia në kantierin e “Fjordi SHPK” në ”Royal Green Residence” – arrestohet pronari
16/09/2026 - 14:54

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, qytetarë kanë nisur protestën para selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë. Për shkak të protestës, është bllokuar rruga kryesore Prishtinë–Fushë...

Më shumëDetails

Eskalon situata – thyhen xhamat e objektit të EULEX-it, rritet numri i protestuesve

Eskalon situata – thyhen xhamat e objektit të EULEX-it, rritet numri i protestuesve
16/09/2026 - 14:49

Ka eskaluar situata pranë bazës së EULEX-it në Fushë Kosovë. Qytetarët e mbledhur atje kanë filluar të hedhin gurë dhe mjete të rënda në drejtim të objektit. Si...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës – kjo është arsyeja

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë