
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka dalur në terren këtë të diel.
Peci ka vizituar fshatin Kqiç ku u prit nga bujku Ferki Tupella.
Ministri Peci tha se Tupella bart virtytet më të larta njerëzore, e të tillëve bujq, që jetojnë me djersën e ballit tha se ua zgjat dorën disa herë në javë gjatë vizitave në teren.
Postimi i plotë:
🌾Nuk shkon asnjë javë pa parë nga afër përpos sukseseve edhe vështirësitë e sfidat e shumta që i ka sektori i bujqësisë për të cilat angazhimin e kemi të përditshëm në tejkalimin e këtyre vështirësive.
🤝Mirëpo dora e njeriut të tokës e bukës më motivon për angazhim maksimal në përditshmërinë time si Ministër i Bujqësisë.
👨🌾Ferki Tupella nga Kqiçi është sinonim i bujkut të vyer i cili bart virtytet më të larta njerëzore, e të tillëve bujq, që jetojnë me djersën e ballit ua zgjas dorën disa herë në javë gjatë vizitave në teren.
🚜Këto kohë kur siguria ushqimore është prioritet i secilit, bujqit si Ferkiu përmes punës së tyre, na mundësojnë ushqimin në baza ditore, disa herë në ditë.











