Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar

31/07/2026 - 19:17
në Lajme
A A
BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Institucionet e Kosovës kanë vazhduar me prishjen e objekteve në zonën e Ujmanit në Veri të vendit, pavarësisht thirrjes së BE-së që të mos vazhdohet procesi i rrënimit, derisa të sqarohet nga gjykata statusi i objekteve në fjalë.

Një zëdhënës i BE-së ka thënë për Gazetën Express se Brukseli zyrtar shpreh keqardhje për prishjen e ndërtimeve në zonën e Liqenit të Ujmanit, aq më shumë që “kërkesat për pronësi janë ende nën shqyrtim gjyqësor”.

BE bën thirrje drejt institucioneve të Kosovës që të ndalojnë çdo prishje të mëtejshme dhe të punojnë me banorët e prekur dhe autoritetet lokale për të gjetur një zgjidhje ligjore dhe të qëndrueshme.

“Çdo hap i pakthyeshëm, përfshirë prishjet, duhet të pezullohet derisa gjykata kompetente të ketë dhënë një vendim përfundimtar mbi kërkesat e pazgjidhura”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së për Express.

Nga Brukseli kanë thënë se do të ishte shkelje serioze e sundimit të ligjit nëse do të vërtetohej se prishjet kanë ndodhur pa një proces të rregullt administrativ dhe ligjor.

“BE-ja është e shqetësuar nga raportet që sugjerojnë se masat e prishjes mund të jenë ndërmarrë pa mbrojtje të mjaftueshme administrative, duke përfshirë njoftim të qartë, vendime të arsyetuara dhe mundësi efektive për apelim ose mjet juridik Nëse konfirmohen, veprime të tilla do të përbënin shkelje të rënda të sundimit të ligjit dhe të procesit të rregullt ligjor”, ka përfunduar ky zëdhënës.

Institucionet e Kosovës të enjten më 30 korrik kanë vazhduar rrënimet në Veri, duke e shkatërruar objektin e restaurantit me emrin “Jezero”. Prishja e objekteve ka nisur ditë më parë. Ministrja në detyrë Fitore Pacolli të enjten përmes një postimi në profilin e saj zyrtar, ka treguar se numri i objekteve të rrënuara në atë pjesë ka shkuar në 17.

JU REKOMANDOJMË

MPJ e Shqipërisë reagon për gërmimet në Kalludër: Qëndrojmë përkrah Kosovës

MPJ e Shqipërisë reagon për gërmimet në Kalludër: Qëndrojmë përkrah Kosovës
31/07/2026 - 20:11

Teksa në fshatin Kalludër të Zubin Potokut po vazhdojnë gërmimet në një lokacion ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë, Ministria...

Më shumëDetails

Rezoluta kalon me sukses, Senati miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

Rezoluta kalon me sukses, Senati miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri
31/07/2026 - 20:08

Eric Wendt i nominuari për Ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka marrë një votë pozitive në Senat. Ky i fundit ka miratuar një rezolutë procedurale që...

Më shumëDetails

Gjendet municion në vendin ku po kryhen gërmimet për varr masiv

Gjendet municion në vendin ku po kryhen gërmimet për varr masiv
31/07/2026 - 19:45

Është gjendur municion që u takonte forcave serbe në vendin ku po kryhen gërmimet për mbetjet mortore në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin-Potokut, ka raportuar...

Më shumëDetails

Rama: Trump do të mbrohet nga dronët “Made in Albania” gjatë samitit të NATO-s

“Pse po rezistoni, a keni frikë nga Administrata amerikane”, Rama për Corriere della Sera: S’kam frikë as nga ajo as nga turma
31/07/2026 - 19:42

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë Samitit të NATO-s, që do të mbahet në Tiranë, mbrojtja e hapësirës ajrore do të realizohet me...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës në Zvicër, Shasime Osmani

Kurti pret në takim deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës në Zvicër, Shasime Osmani
31/07/2026 - 19:40

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputeten me origjinë shqiptare në Parlamentin e Kantonit të Bernës, Shasime Osmani, e zgjedhur nga radhët...

Më shumëDetails

Gushti nis me vapë, temperaturat e larta ‘pushtojnë’ vendin

Gushti nis me vapë, temperaturat e larta ‘pushtojnë’ vendin
31/07/2026 - 19:08

Fundjava e parë e muajit gusht do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin. Sipas parashikimit të Institutit Hdirometeorologjik të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë