Sipas një komunikate të përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, bastisja është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore dhe vjen si vazhdim i hetimeve pas arrestimit të dy personave, M.J. dhe M.B., më 28 korrik 2026, të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, të sanksionuar me nenin 142 të Kodit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ).
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti po vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante policore, ndërsa Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë në hetimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve penale, përfshirë edhe krimet e luftës












